Europa Postuar më 29 Maj 2023, 11:49

Pse uji në Kanalin e Madh të Venecias u kthye në jeshile fluoreshente?!

Nga SCAN TV
Pse uji në Kanalin e Madh të Venecias u kthye në jeshile

Ujërat në kanalin kryesor të Venecias u kthyen në jeshile fluoreshente të dielën, tha departamenti i zjarrfikësve të Italisë.

Agjencia rajonale e mbrojtjes së mjedisit ARPAV mblodhi mostra të ujit të ngjyrosur me ndihmën e zjarrfikësve, shtuan ata. Ekspertët e agjencisë tani po hetojnë për shkakun e ndryshimit të ngjyrës.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme në Venecia, Michele di Bari, ka thirrur një takim urgjent për të hartuar kundërmasa të mundshme, tha agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ndryshimi i ngjyrës, sipas hetimeve paraprake nga ARPAV dhe policia, u shkaktua nga një lloj boje që përdoret shpesh për të gjurmuar rrjedhjet e ujit, raportoi ANSA. Policia tha se lëngu nuk përbënte kërcënim për shëndetin e banorëve lokalë, sipas agjencisë.

Zona e gjelbër e ndezur shtrihej nga Ura e Rialtos deri në një pjesë të Kanalit të Madh. Kreu i rajonit Veneto, Luca Zaia, tha në Twitter se ngjyra e gjelbër u raportua fillimisht nga banorët vendas. Policia tha se po heton ngjarjen.

Asnjë person apo grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për gjelbërsinë e Kanalit të Madh. Megjithatë, fundjavën e kaluar, një grup ambientalist përdori qymyr vegjetal për të bërë të zeza ujërat e shatërvanit Trevi në Romë për të protestuar ndaj politikave të qeverisë për klimë.

Incidenti i fundit nxiti gjithashtu krahasime me një ngjarje në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolas Garcia Uriburu ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh të qytetit në të gjelbër për të promovuar ndërgjegjësimin ekologjik gjatë Bienales së Venecias.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat