Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale - Tashmë të gjithë mund të jenë programues kompjuterik

Inteligjenca artificiale nënkupton se të gjithë tani mund të jenë një programues kompjuteri pasi gjithçka që duhet të bëjnë është të flasin me kompjuterin. Deklarata u bë nga CEO i korporatës ‘Nvidia’, Jensen Huang, i cili përshëndeti dhe fundin e ndarjes dixhitale.
‘Nvidia’ është zhvilluar për t'u bërë kompania e gjysmëpërçuesve, më e vlefshme, e listuar në botë si një furnizues kryesor i çipave dhe sistemeve kompjuterike për inteligjencën artificiale.
Kompania javën e kaluar parashikoi të ardhurat e tremujorit të dytë më shumë se 50% mbi vlerësimet e Wall Street dhe tha se po rriste ofertën për të përmbushur kërkesën në rritje për çipat e saj të inteligjencës artificiale, të cilat përdoren për të fuqizuar ChatGPT dhe shumë shërbime të ngjashme.
Huang, i cili lindi në Tajvanin jugor përpara se familja e tij të emigronte në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte fëmijë, tha se IA po drejtonte aktualisht një revolucion kompjuterik.
Ai u shpreh se pengesa e programimit është tepër e ulët dhe se të gjithë tani janë programues - thjesht duhet t'i thuash diçka kompjuterit. Sipas tij shkalla e progresit, ka të bëjë me faktin se është shumë e lehtë për t'u përdorur, dhe kjo do të prekë çdo industri.
Çipat e ‘Nvidia’-s kanë ndihmuar kompani si Microsoft të shtojnë veçori të bisedës njerëzore në motorët e kërkimit si Bing.
Huang demonstroi se çfarë mund të bënte IA, duke përfshirë marrjen e një programi për të shkruar një këngë të shkurtër pop që lavdëronte ‘Nvidia’ me vetëm disa fjalë udhëzuese.
Ai zbuloi disa aplikacione të reja, duke përfshirë një partneritet me grupin më të madh të reklamave në botë WPP për përmbajtje gjeneruese të aktivizuara nga IA për reklamat dixhitale.
‘Nvidia’ është përpjekur të plotësojë kërkesën për çipat e saj IA, me CEO të Tesla, Elon Musk, i cili thuhet se po ndërton një startup me inteligjencë artificiale. Ai u shpreh se njësitë e përpunimit grafik - GPU janë më të vështira për t'u gjetur sesa droga.
Dorina Kurtaj / SCAN

Marrëveshje për tavanin e borxhit në SHBA - Miratimi në kongres dhe senat pritet të mërkurën
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kevin McCarthy, parashikoi se shumica e kolegëve të tij republikanë do të mbështesin......

JP Morgan zhvillon ChatGPT e tij - Do të japë këshilla rreth investimeve
Meqenëse flitet për ndikimet e inteligjencës artificiale gjeneruese në botën e punës, sektori i konsulencës duket të jetë ndër ata që mund të preken më shumë.......

Erdogan, në pushtet më gjatë se Ataturk - Sfida kryesore e pesëvjeçarit të ri mbetet ajo ekonomike
Nuk ishte një plebishit. Përkundrazi. Por, Recep Tayyip Erdogan do të jetë ende president i Turqisë edhe për pesë vite të tjera. Kreu i shtetit, 69 vjec, u......

Qeveria britanike, “çmim tavan” për ushqimet - Supermarketeve do iu kërkohet një kufi për produktet bazë
Qeveria britanike po merr në konsideratë vendimin për të detyruar shitësit me pakicë të kufizojnë çmimet e artikujve ushqimorë bazë si buka dhe qumështi, pasi......

Lira e Turqisë bie në një nivel të ulët rekord pas rizgjedhjes së Erdogan!
Lira turke u ul në një rekord të ulët të hënën pasi presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan siguroi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, duke......

Tregu valutor ‘zgjohet’ me të kuqe! Rënie e përgjithshme e monedha kryesore
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rënie teksa në raport me javën e shkuar është blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë sipas......

Intesa Sanpaolo Bank Albania paraqet fituesit e edicionit të parë “Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards”
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo ka kënaqësinë të paraqesë fituesit e Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards: Çmimi ESG – AD......

Nafta mbështetet nga marrëveshja për borxhin - Demokratët dhe Republikanët pritet ta votojnë marrëveshjen në Kongres
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak se liderët në SHBA kanë arritur një marrëveshje për tavanin e borxhit, duke shmangur......