Bota Postuar më 29 Maj 2023, 09:54

Nafta mbështetet nga marrëveshja për borxhin - Demokratët dhe Republikanët pritet ta votojnë marrëveshjen në Kongres

Nga SCAN TV
Nafta mbështetet nga marrëveshja për borxhin - Demokratët

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak se liderët në SHBA kanë arritur një marrëveshje për tavanin e borxhit, duke shmangur falimentimin e ekonomisë më të madhe në botë. Në anën tjetër, shqetësimet për rritjen e interesave kanë kufizuar fitimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi.

Megjithatë, volumi tregtar pritet të jetë i ulët gjatë sesionit të sotëm, pasi bursa e Londrës është pushim, me rastin e një feste kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti amerikan Joe Biden dhe Spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy deklaruan të dielën se kanë arritur një marrëveshje për të pezulluar tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë për dy vitet e ardhshme. Të dyja palët shprehën besimin se anëtarët e Demokratëve dhe Republikanëve do të votojnë ligjin në Kongres.

Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, që zhvillohet më 4 qershor në Vjenë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat