Biznesi ul kreditë për kapital qarkullues - Financimi nga bankat u tkurr gjatë 2023 dhe norma vjetore e rritjes u ngadalësua

Muajt e parë të këtij viti kanë përforcuar tendencën e biznesit për t’ju drejtuar kredive të vogla bankare për kapital qarkullues apo nevoja likuiditeti. Treguesit zyrtarë të Bankës së Shqipërisë Flasin për ngadalësim të kredisë për biznese, i shkaktuar pikërisht nga rënia e kërkesës për kapital qarkullues, si pasojë e uljes së pasigurisë dhe e likuiditetit të lartë që ka ky segment.
Financimi i bizneseve nga bankat u tkurr gjatë tremujorit të parë dhe norma vjetore e rritjes u ngadalësua me 3.3 p.p., në 5.2%. Shtrëngimi i kushteve të kreditimit për bizneset, ecuria e mirë e aktivitetit dhe likuiditeti i lartë i bizneseve, stabilizimi i çmimeve në ekonomi dhe ulja e pasigurisë, kanë ndikuar në rënien e kërkesës për kredi për likuiditete nga bizneset.
Në terma vjetorë, kredia për sektorin privat u rrit me 8.5%, nga 10.6% që shënoi në fund të vitit të kaluar. Kjo ecuri u përcaktua si nga disbursimet më të ulëta ashtu edhe nga shlyerjet e larta të kredive të bizneseve. Krahasuar me fundin e vitit, portofoli i kredisë u rrit me 3.2 miliardë lekë, duke shënuar një rikthim të sjelljes sezonale të aktivitetit kreditues në tremujorin e parë, - ndryshe nga sa ndodhi një vit më parë. Ngadalësimi i kredisë për sektorin privat reflekton si dobësinë e kreditimit në lekë ashtu edhe të asaj në valutë, të cilat u rritën përkatësisht me 4.9% dhe 12.3%, ose përkatësisht rreth 1.5 p.p. dhe 2.9 p.p. më pak se në tremujorin e kaluar.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Shqipëria në listë: 163 vendet me normat më të larta të duhan-pirjes!
Normat e pirjes së duhanit i referohen prevalencës së individëve që pinë produkte të duhanit brenda një popullate të caktuar. Është një metrikë e rëndësishme......

123 vendet më të mira për të parë perëndimin e diellit – Kështjella që e fut Shqipërinë në listë!
Ekipi i përmbajtjes së Morning Life përdori Tripadvisor për të mbledhur të dhëna për vendet më të mira për të parë një perëndim të diellit duke përdorur fjalën......

Vendet që kontribuojnë më shumë me trupa paqeruajtës të OKB-së! – Ku renditet Shqipëria?
Paqeruajtësit e OKB-së, emri zyrtar i të cilëve është Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë......

100 plazhet më të mira në botë për vitin 2023 – Cili vend e ka futur Shqipërinë në top 30?!
Plazhet janë ndër vendet më të njohura turistike në mbarë botën. Ka shumë plazhe të bukura për të zgjedhur, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një strehë të......

Kompania e parë në bursë, shembull për shtetin e privatët - Zgjerimi i tregjeve të kapitalit, rol të dorës së parë në stabilizimin e sektorit financiar
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, theksoi në tryezën për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, organizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, se Bursa......

“Momenti për zgjerimin e tregjeve të kapitalit” - Kreu i AMF: Ligjet e reja zgjeruan alternativat e investimit, ndërlidhjen me tregjet globale
Gjatë një Tryeze për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, Kreu i AMF Ervin Mete ka renditur objektivat kryesore në këtë drejtim, që janë rritja e pjesëmarrjes......

Matja vjetore për vetëprodhuesit e energjisë - Panelet diellore/2 muaj pas miratimit të ligjit, skema e shumëkërkuar s’mund të aplikohet
Matja vjetore për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nuk mund të aplikohet ende, pavarësisht se ndryshimet ligjore kanë 2 muaj që janë miratuar nga......

Vijon “boom-i” i pagesave me kartë - Rriten me 18.6% në tremujorin e parë, 860 milionë euro transaksione
Në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Bankës së Shqipërisë janë kryer rreth 8.5 milionë transaksione me karta bankare, nga rreth 7.3 milionë të së njëjtës......