Matja vjetore për vetëprodhuesit e energjisë - Panelet diellore/2 muaj pas miratimit të ligjit, skema e shumëkërkuar s’mund të aplikohet

Matja vjetore për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nuk mund të aplikohet ende, pavarësisht se ndryshimet ligjore kanë 2 muaj që janë miratuar nga parlamenti. Kjo për shkak se vendimi i qeverisë, që do të përcaktojë procedurar konkrete, që do të ndiqen në këtë drejtim nuk është miratuar.
Ndërkohë që, aplikimi i skemës së re është i shumëpritur, kryesisht nga bizneset të cilët kërkojnë të vetëprodhojnë energjinë për të ulur kostot. Vendimi i qeverisë do të duhet të përcaktojë të drejtat dhe përgjegjësitë e vetëkonsumatorëve të rinovueshëm dhe ndër të tjera, ai do të përmbajë skemën e kompensimit bazuar në metodologjinë e faturimit neto; procedurën e aplikimit për vetëkonsumatorët e rinovueshëm, duke përfshirë afatet përkatëse, etj.
Aplikimi i skemës për matjen vjetore dhe jo mujore të energjisë të prodhuar nga panelet diellore të instaluara për qëllime autokonsumatore ka kohë që kërkohet nga bizneset dhe grupet e interesit, teksa viti që lamë pas shënoi një kërkesë në rritje për instalimin e këtyre impianteve, si pasojë e çmimeve tejet të larta e të papërballueshme të energjisë elektrike.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1025 në fund të vitit 2022, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 102 618 kWp.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Vijon “boom-i” i pagesave me kartë - Rriten me 18.6% në tremujorin e parë, 860 milionë euro transaksione
Në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Bankës së Shqipërisë janë kryer rreth 8.5 milionë transaksione me karta bankare, nga rreth 7.3 milionë të së njëjtës......

BQE: Nuk ka shqetësime mbi inflacionin bazë
Rënia e çmimeve të energjisë do të ulë inflacionin themelor në zonën e euros dhe rritja e shpejtë e pagave nuk po ushtron presion të panevojshëm mbi çmimet,......

Franca konfirmon vaksinimin kundër gripit të shpendëve pas testeve pozitive!
Franca konfirmoi qëllimin e saj për të nisur një program vaksinimi kundër gripit të shpendëve në vjeshtë, pasi rezultatet nga një seri testesh mbi vaksinimin e......

“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 116 mln lekë
Gjatë vitit 2022 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të......

Kina konkurron Airbus dhe Boeing - Të dielën fluturon avioni i saj i parë tregtar
China Eastern Airlines, klienti i parë i avionit vendas kinez C919, do të nisë fluturimin e parë tregtar këtë të dielë. Aeroplani C919 do të ngrihet në orën......

Ligjet absurde: Gjëra të habitshme që janë të paligjshme në mbarë botën
Ligjet e çuditshme hapin rrugën e tyre në kulturë, zakonisht nga ekzagjerime ose keqinterpretime. Megjithatë, ndonjëherë këto ligje të çuditshme janë reale dhe......

Ndryshon ligji i pronave - Kthim fizik tek pronarët, ose kompensim
Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin e pronave duke vendosur kthimin e pronave pa kufizim të gjithë ish-pronarëve që i janë konfiskuar nga shteti si dhe......

Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards - Fituesit e çmimeve janë nga “Inovacioni” deri në “Gratë në Biznes”!
Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kompanitë ishin klientë të bankës dhe fituesit u përzgjodhën sipas kategorive......