“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 116 mln lekë

Gjatë vitit 2022 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim.
Gjithçka bëhet me dije nga Komisioni i Prokurimit Publik, që specifikon se kjo vlerë arrin në rreth 116 mln lekë, pa TVSH, por për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë, pagesat nuk janë ekzekutuar.
Më konkretisht, gjatë vitit 2022 kompanitë depozituan 486 ankesa për fazën e vlerësimit të ofertave, që si rregull kryhet nga një komision i ngritur pranë institucionit që ka shpallur tenderin përkatës. Ndërkohë që, për një pjesë të këtyre ankesave KPP i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, duke rrëzuar vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
“Kjo vendimmarrje i ka kursyer buxhetit të shtetit, vlerën prej 115,967,650 lekë pa TVSH, llogaritur si diferencë e ofertës së kualifikuar nga vendimmarrja e autoriteteve kontraktore dhe e operatorëve ekonomikë të ankuar, ankesa e të cilëve është pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik”,-thuhet ndër të tjera në raportin vjetor të KPP-së.
Numri i ankesave të kryera për fazën e vlerësimit të ofertave përbën 61% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër janë ankesa për kundershtime mbi dokumentet e tenderit. Në total, ankesat nga operatorët ekonomikë për procedurat e prokurimit publik u rritën gjatë vitit 2022, në raport me një vit më parë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kina konkurron Airbus dhe Boeing - Të dielën fluturon avioni i saj i parë tregtar
China Eastern Airlines, klienti i parë i avionit vendas kinez C919, do të nisë fluturimin e parë tregtar këtë të dielë. Aeroplani C919 do të ngrihet në orën......

Ligjet absurde: Gjëra të habitshme që janë të paligjshme në mbarë botën
Ligjet e çuditshme hapin rrugën e tyre në kulturë, zakonisht nga ekzagjerime ose keqinterpretime. Megjithatë, ndonjëherë këto ligje të çuditshme janë reale dhe......

Ndryshon ligji i pronave - Kthim fizik tek pronarët, ose kompensim
Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin e pronave duke vendosur kthimin e pronave pa kufizim të gjithë ish-pronarëve që i janë konfiskuar nga shteti si dhe......

Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards - Fituesit e çmimeve janë nga “Inovacioni” deri në “Gratë në Biznes”!
Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kompanitë ishin klientë të bankës dhe fituesit u përzgjodhën sipas kategorive......

“Tirana 360 gradë” - Civici: Zonat rurale të kryeqytetit duhet të kthehen në një “Lushnje të dytë”
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi Tiranën dhe njësitë e saj duke u ndaluar te specifikat e secilës bazuar në tregues të ndryshëm......

Formula e re e vlerës për kompensimin e pronave - Qeveria përcakton procedurën e trajtimit dosjeve për pronarët
Qeveria përcakton procedurën që ndiqet për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare për kompensimin e pronës. Sipas vendimit të miratuar së......

BE zgjat pezullimin e tarifave dhe kufizimeve të Ukrainës, Zelenskiy zotohet ta bëjë atë të përhershëm!
Bashkimi Europian ra dakord të pezullojë kufizimet në importet nga Ukraina për një vit të mëtejshëm, pasi shmangi një ndalim importi të vendosur nga disa vende......

Lira turke arrin nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit përpara balotazhit zgjedhor të së dielës!
Lira turke u dobësua në një rekord të ulët prej 20 kundrejt dollarit të premten, përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të kësaj fundjave, i cili do të......