Shqipëria Postuar më 26 Maj 2023, 12:00

Ndryshon ligji i pronave - Kthim fizik tek pronarët, ose kompensim

Nga SCAN TV
Ndryshon ligji i pronave - Kthim fizik tek pronarët, ose kompensim

Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin e pronave duke vendosur kthimin e pronave pa kufizim të gjithë ish-pronarëve që i janë konfiskuar nga shteti si dhe shpërblimin financiar në rast se prona është zënë me ndërtime informale apo nëse përdoret për interes publik.

Konkretisht, referuar ndryshimeve në vendimin e vitit 2016 “për trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së kompensimit të pronave”, thuhet se “kur ATP-ja konstaton mangësi në dokumentacionin shoqërues të kërkesës, njofton kërkuesin me postë të porositur që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, të plotësojë pasaktësitë.

Ndërkohë “ATP-ja, pas kontrollit, vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave të paraqitura për njohje të së drejtës së kompensimit, merr vendim për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në rast pranimi, ATP-ja me të njëjtin vendim, sipas rastit, përcakton:  sipërfaqen që kompensohet fizikisht, brenda pronës së njohur subjektit të shpronësuar, kur pronat e paluajtshme janë të lira dhe  vlerësimin financiar të së drejtës së kompensimit të njohur, që nuk mund të kompensohet  Po ashtu saktësohet se “vendimi i ATP-së për njohjen e së drejtës për kompensim fizik përcakton pronën në kufij, sipërfaqe dhe në pozicion gjeografik të saktë dhe regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Në rastet kur evidentohen mbivendosje të pronave të pretenduara për njohje dhe kompensim, ATP-ja vijon procedurat për njohjen dhe kompensimin e pronës për pjesën që nuk ka mbivendosje. Palët mund të zgjidhin rastin me mbivendosje me marrëveshje me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat