Konsumatorët britanikë shpenzojnë më shumë - Regjistrohet rritje pavarësisht inflacionit të lartë në vend

Shitjet me pakicë në Britani u rritën me më shumë se sa pritej muajin e kaluar dhe vëllimet gjatë tre muajve deri në prill u rritën më së shumti që nga mesi i vitit 2021. Kjo konfirmohet nga publikimi i shifrave zyrtare që treguan elasticitet në shpenzimet konsumatore pavarësisht rritjes së inflacionit.
Sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare, vëllimet e shitjeve në prill u rritën me 0.5% nga marsi kur ranë me 1.2% pasi reshjet e dendura të shiut, detyruan britanikët të qëndronin më shumë në shtëpi.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar se vëllimet do të rriteshin me 0.3% në muaj. Në periudhën shkurt-prill, shitjet u rritën me 0.8% nga tre muajt e mëparshëm, rritja më e madhe e tillë që nga tre muajt deri në gusht 2021.
Megjithatë, vëllimet e shitjeve me pakicë në prill ishin 3% më të ulëta se një vit më parë, një rënie më e madhe se sa ishte parashikuar në sondazhin e Reuters. Shitjet e ushqimeve ranë me 2.7% vjetore, duke theksuar se si kriza e kostos së jetesës po ndikon në shpenzimet e familjeve, megjithëse rënia e shitjeve të ushqimeve ishte më pak e mprehtë se në muajt e mëparshëm.
Ekspertët në vend konfirmojnë se shitjet me pakicë u rritën, me argjendaritë, shitësit e artikujve sportivë dhe dyqanet e mallrave që regjistruan një muaj pozitiv për sa i përket fitimeve të mbledhura. Por në të njëjtën kohë, pavarësisht cmimeve të larta të produkteve ushqimore, supermarketet gjithashtu u rikuperuan nga rënia në mars. Rritja e inflacionit në Britani ka goditur fuqinë shpenzuese të konsumatorëve.
Megjithëse ritmi i rritjes së çmimeve u ngadalësua në 8.7% në prill nga 10.1% në mars, sipas të dhënave të publikuara në fillim të kësaj jave, rënia ishte më e vogël se sa pritej. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se kishte frikë se inflacioni mund të rezultonte "i lartë dhe i qëndrueshëm " në muajt në vijim.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Start up turk “Insider” vlerësohet 2 miliardë dollarë - Platforma e marketingut mundësohet nga inteligjenca artificiale
Turqia duket se po hyn në garën e inteligjencës artificiale, pasi një platformë marketingu me bazë në Stamboll është vlerësuar në 2 miliardë dollarë në mes të......

Porosit pica dhe paguaj pas vdekjes! - Metoda alternative në Zelandën e Re kalon kufijtë e vendit
Piceria “Hell Pizza” në Zelandën e re ka inauguruar një mënyrë alternative pagese: bli në moment dhe paguaj më pas. Në plan të parë formula është e......

Cilat janë 5 rreziqet kryesore për bizneset? - Nga mungesa e fuqisë punëtore, tek kursi i këmbimit
Perceptimi i bizneseve që operojnë në vendin tonë nuk pozitiv sa i takon pritshmërive për 12 muajt e ardhshëm, pasi janë një sërë faktorësh që i bën kompanitë......

Bordi i FMN miraton marrëveshjen me Kosovën - Synohet mbështetja e politikave ekonomike në vend
Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një marrëveshje paraprake 24-mujore në shumëm prej rreth 100 milionë euro në mbështetje të......

Meta pushon nga puna për të tretën herë në më pak se tre muaj!
Meta ka nisur një tjetër raund pushimesh nga puna mes “vitit të efikasitetit” të kompanisë. Shkurtimet e fundit të vendeve të punës janë raundi i tretë i një......

10 pasaportat më të fuqishme në botë – A keni një të tillë?
Të kesh një pasaportë që mund të të çojë pothuajse kudo në botë është si të fitosh llotarinë. Por jo çdo vend u siguron qytetarëve të tij lëvizshmëri dhe liri......

Çmimet në centralin botëror të qumështit janë rritur me 15% dhe nuk priten të zbuten deri në nëntor!
India, fuqia botërore e qumështit, po përballet me një rritje të çmimeve të qumështit që nuk pritet të zbutet deri në nëntor. “Në 15 muajt e fundit ka pasur......

Resorti prej 2 miliardë dollarë me një kopje gjigante të Big Ben të Londrës!
Turistët në Azi nuk duhet të bëjnë më fluturime të gjata për të vizituar Big Benin e Mbretërisë së Bashkuar ose për të fotografuar autobusin ikonik të kuq......