Bordi i FMN miraton marrëveshjen me Kosovën - Synohet mbështetja e politikave ekonomike në vend

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një marrëveshje paraprake 24-mujore në shumëm prej rreth 100 milionë euro në mbështetje të politikave ekonomike të Kosovës, duke e bërë vendin e parë në Europë që merr një financim të tillë. Gjithashtu, Bordi miratoi edhe një marrëveshje tjetër në kuadrin e Lehtësimit dhe Rezistencës së Qendrueshme (RSF) prej rreth 78 milionë euro
Sipas FMN, pas një rikuperimi të fortë nga pandemia COVID-19, rritja u moderua në vitin 2022 dhe inflacioni u përshpejtua në nivele dyshifrore kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të mallrave të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Goditja negative e kushteve të tregtisë ndikoi negativisht në të ardhurat e disponueshme të familjeve dhe përfitimin e biznesit. Përthithja e ulët e investimeve publike dhe kushtet më të shtrënguara financiare kontribuan gjithashtu në rritjen më të dobët. Autoritetet e zbutën siç duhet tronditjen, ndërkohë që rindërtonin rezervat fiskale dhe ato ndërkombëtare. FMN vëren se, sektori financiar ka përballuar mirë goditjet e njëpasnjëshme dhe kreditë me probleme mbeten të ulëta.
Programi i mbështetur nga FMN do të zbusë materializimin e rreziqeve dhe mbështesë reformat strukturore për të forcuar qeverisjen fiskale dhe financiare për të vazhduar rritjen. Marrëveshje në fjalë do të zgjerojë hapësirën fiskale të Kosovës për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përpjekjet për përshtatje; do të shfrytëzojë sinergjitë me mbështetje të mëtejshme zyrtare, si dhe do të ndihmojë në kanalizimin e investimeve private në energjinë e gjelbër.
Sipas FMN, politikat e kujdesshme fiskale të autoriteteve dhe kuadri mbështetës ndihmuan në rindërtimin e hapësirës fiskale duke zbutur ndikimin e krizës së kostos së jetesës. Respektimi i tavanit të deficitit do të ofrojë një impuls të moderuar të aktivitetit në vitin 2023, ndërkohë që do të kontribuojë në ankorimin e borxhit publik në periudhë afatmesme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Meta pushon nga puna për të tretën herë në më pak se tre muaj!
Meta ka nisur një tjetër raund pushimesh nga puna mes “vitit të efikasitetit” të kompanisë. Shkurtimet e fundit të vendeve të punës janë raundi i tretë i një......

10 pasaportat më të fuqishme në botë – A keni një të tillë?
Të kesh një pasaportë që mund të të çojë pothuajse kudo në botë është si të fitosh llotarinë. Por jo çdo vend u siguron qytetarëve të tij lëvizshmëri dhe liri......

Çmimet në centralin botëror të qumështit janë rritur me 15% dhe nuk priten të zbuten deri në nëntor!
India, fuqia botërore e qumështit, po përballet me një rritje të çmimeve të qumështit që nuk pritet të zbutet deri në nëntor. “Në 15 muajt e fundit ka pasur......

Resorti prej 2 miliardë dollarë me një kopje gjigante të Big Ben të Londrës!
Turistët në Azi nuk duhet të bëjnë më fluturime të gjata për të vizituar Big Benin e Mbretërisë së Bashkuar ose për të fotografuar autobusin ikonik të kuq......

Spanja, paga minimale e tetë më e lartë në Evropë – Arrin në 1,167 euro në vitin 2022, 65% më e lartë se në vitin 2016
Paga minimale në Spanjë ishte 1,167 euro në vitin 2022, duke përfshirë pjesën proporcionale të pagesave suplementare, 65% më e lartë se në vitin 2016, sipas......

SHBA miraton testimet e “Neuralink” të Musk - Teknologjia që lejon trurin të lidhet me kompjuterin
‘Neuralink’ ka njoftuar se ka marrë miratimin nga rregullatorët amerikanë për të testuar implantet e saj të trurit, tek njerëzit. Start-up i Elon Musk tha se......

Kompanitë gjermane joshin me rritje page - Përpjekje për të ndaluar largimin e forcës punëtore dhe grevat
Kompania gjermane e hekurudhave Deutsche Bahn po iu ofrojnë rritje page punonjësve, në përpjekje për të parandaluar greva të reja, sipas raportimeve të......

Brexit lë ende pasoja në Britani - Përgjegjës për 1/3 e rritjes së çmimeve të ushqimeve
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian është përgjegjës për rreth një të tretën e rritjes së faturave të ushqimeve që nga viti 2019, ekuivalente me rreth......