Bota Postuar më 26 Maj 2023, 10:41

SHBA miraton testimet e “Neuralink” të Musk - Teknologjia që lejon trurin të lidhet me kompjuterin

Nga SCAN TV
SHBA miraton testimet e “Neuralink” të Musk - Teknologjia

‘Neuralink’ ka njoftuar se ka marrë miratimin nga rregullatorët amerikanë për të testuar implantet e saj të trurit, tek njerëzit. Start-up i Elon Musk tha se leja e Administratës së Ushqimit dhe Barnave - FDA për provën e parë klinike njerëzore është "një hap i parë i rëndësishëm" për teknologjinë e saj, e cila synon të lejojë trurin të ndërlidhet drejtpërdrejt me kompjuterët.

Me anë të një mesazhi në Twitter thuhej se ky është një hap i parë i rëndësishëm që do të lejojë teknologjinë të ndihmojë shumë njerëz një ditë, duke shtuar se "rekrutimi për provat klinike nuk ka nisur ende.

‘Neuralink’ projekton pajisje të lidhura që do të implantohen në tru për të komunikuar me kompjuterët drejtpërdrejt përmes mendimit. Ato do të duhet të përdoren kryesisht për të ndihmuar njerëzit që janë të paralizuar ose që vuajnë nga sëmundje neurologjike. Prandaj, kompania fillestare dëshiron t'i bëjë këto implante mjaft të sigurta dhe të besueshme për të qenë pjesë e operacioneve.

Njerëzit mund të paguajnë disa mijëra dollarë për të pajisur trurin e tyre me fuqi kompjuterike. Për Elon Musk, këto çipa duhet të lejojnë njerëzimin të arrijë një "simbiozë me IA". Ai u shpreh i sigurtë se pajisja e Neuralink është gati për njerëzit. Ai vlerësoi në korrik 2019 se Neuralink mund të kryente testet e para te njerëzit në 2020 - ën.

Deri më tani, në kafkat e kafshëve janë futur prototipa me madhësi sa një monedhë. Kështu, disa majmunë janë në gjendje të "luajnë" video lojëra ose "të shtypin" fjalë në një ekran thjesht duke ndjekur lëvizjen e kursorit me sytë e tyre. Kompani të tjera po punojnë për të kontrolluar kompjuterët me mendime, si Synchron e cila njoftoi në korrik 2022 se kishte implantuar ndërfaqen e parë tru-makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat