Automjetet “Euro 7”, kostot tejkalojnë përfitimet - Pasojat negative për sektorin deri në 10 herë më të larta

Industria europiane e automjeteve është e përkushtuar për të reduktuar emetimet. Megjithatë, propozimi ‘Euro 7’ i formuluar nga Komisioni Europian nuk duket të jetë mënyra e duhur për ta bërë këtë, të paktën sipas një studimi të Acea, shoqata e prodhuesve europianë të automjeteve. Arsyeja është e qartë: do të kishte një ndikim të ulët në mjedis dhe për më tepër do të kushtonte 4 deri në 10 herë më shumë.
Rregullorja e propozuar ‘Euro 7’ në fakt do të rriste kostot e prodhimit të automjeteve, furgonëve, kamionëve dhe autobusëve. Sipas një studimi të ‘Frontier Economics’ në emër të Acea, kostot për automjet do të ishin afërsisht 2 mijë euro më të larta për makinat dhe furgonat me motorë me djegie të brendshme dhe shumë afër 12 mijë euro nëse i referohemi kamionëve dhe autobusëve me naftë.
Këto shifra janë 4 deri në 10 herë më të larta se vlerësimet e Komisionit në vlerësimin e ndikimit të ‘Euro 7’: 180 - 450 € për vetura dhe furgona dhe 2.800 € për kamionë dhe autobusë. Këto vlerësime sipas shoqatës së prodhuesve të automjeteve përfshijnë vetëm kostot direkte të prodhimit, kryesisht nga pikëpamja e pajisjeve dhe investimeve.
Përveç kostove direkte, propozimi ‘Euro 7’ do të gjenerojë edhe kosto indirekte, si p.sh. konsumi më i madh i karburantit, përsëri në bazë të studimeve të Acea. Gjatë jetëgjatësisë së një automjeti, kjo mund të nënkuptojë një rritje prej 3.5% në kostot e karburantit, e barabartë me 20 mijë shtesë për kamionët me distanca të gjata dhe 650 € për automjetet dhe furgonat.
Këto kosto indirekte, të injoruara plotësisht në vlerësimin e ndikimit të Komisionit Europian, do t'i shtonin kostot direkte. Dhe si rezultat, kostoja totale e posedimit të një automjeti do të rritet gjithashtu, duke ushtruar presion të mëtejshëm financiar mbi konsumatorët dhe bizneset në një kohë inflacioni të lartë dhe rritjes së çmimeve të energjisë, ndër të tjera.
Është e rëndësishme të theksohet - nënvizon Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve - se këto kosto shtesë nuk korrespondojnë me çmimet e blerjes, deri në atë pikë sa, përkundrazi, ato rrisin më tej çmimet për përdoruesit. Prandaj, rritja e çmimeve do të ishte më e lartë se shifrat e cituara në studim. Me standardet aktuale Euro 6/VI, BE ka standardet më gjithëpërfshirëse dhe më të rrepta për emetimet e ndotësve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta humb rreth 2 dollarë të enjten - Mesazhe konfliktuale mes Rusisë dhe Arabisë Saudite mbi prodhimin
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara në sesionin e kaluar. Çmimet po gjenden nën presion nga......

Dollari, fitime për të tretën javë me radhë - Shtohen mundësitë që FED të rrisë normat e interesit në qershor
Dollari po qëndron pranë nivelit më të lartë në dy muaj, kundrejt monedhave kryesore ndërkombëtare dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë,......

“Keiretsu Forum SEE” angazhon 1 milion euro kapital privat të dedikuar për startupet rajonale
‘Keiretsu Forum SEE, Investor Pitch Day’, i zhvilluar në Tiranë arriti të angazhojë një fond të dedikuar 1 milion euro kapital privat nga investitorët e......

Bursat europiane, në rritje modeste - Në fokus tavani i borxhit në SHBA, bisedimet në fazën kritike
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë hyrë në javën e fundit. indeksi......

Sigurohet nga Katari financimi 11 milionë euro! Si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës
Bulevardi i ri i Tiranës do të ketë së shpejti një shesh fundor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon......

Si do të ndahet fondi 113 milionë lekë mes 4 komuniteteve fetare në Shqipëri. Financimi, për paga dhe investime
Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e fondit për komunitetet fetare në vend. Për vitin 2023, komunitetet do të përfitojnë 113 milionë lekë. Komuniteti ......

Projekti unik i “Vlora Marina” - Tërheq studentët e arkitekturës së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Vlora Marina mirëpriti një grup tjetër studentësh në një vizitë në kantier, këtë herë nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit......

Lindjet, niveli më i ulët në dy dekada - Rënie me 9.3% në 2022-shin. Asnjë qark me rritje. Korça, më problematikja
Të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”, kryqëzuar më të dhënat historike të popullsisë ndër vite, sinjalizojnë se viti 2022......