Nafta humb rreth 2 dollarë të enjten - Mesazhe konfliktuale mes Rusisë dhe Arabisë Saudite mbi prodhimin

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara në sesionin e kaluar. Çmimet po gjenden nën presion nga mesazhet konfliktuale mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, në lidhje me politikat e prodhimin dhe vendimet që do të merren në takimin e qershorit. Edhe forcimi i dollarit amerikan po ushtron presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 2 dollarë.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Një ditë më parë, zëvëndëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak hodhi poshtë mundësitë për të ulur sërish prodhimin në takimin e 4 qershorit. Më herët, Arabia Saudite kishte sinjalizuar se e mbështet një tjetër ulje të kuotave të prodhimit.
Edhe presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi më herët gjatë javës se çmimet i janë afruar niveleve të justifikueshme ekonomike dhe sinjalizoi se nuk do të ketë ndryshime të politikave të prodhimit. Investitorët vijojnë të jenë të fokusuar edhe te negociatat për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA.
SCAN
Sondazh

Dollari, fitime për të tretën javë me radhë - Shtohen mundësitë që FED të rrisë normat e interesit në qershor
Dollari po qëndron pranë nivelit më të lartë në dy muaj, kundrejt monedhave kryesore ndërkombëtare dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë,......

“Keiretsu Forum SEE” angazhon 1 milion euro kapital privat të dedikuar për startupet rajonale
‘Keiretsu Forum SEE, Investor Pitch Day’, i zhvilluar në Tiranë arriti të angazhojë një fond të dedikuar 1 milion euro kapital privat nga investitorët e......

Bursat europiane, në rritje modeste - Në fokus tavani i borxhit në SHBA, bisedimet në fazën kritike
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë hyrë në javën e fundit. indeksi......

Sigurohet nga Katari financimi 11 milionë euro! Si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës
Bulevardi i ri i Tiranës do të ketë së shpejti një shesh fundor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon......

Si do të ndahet fondi 113 milionë lekë mes 4 komuniteteve fetare në Shqipëri. Financimi, për paga dhe investime
Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e fondit për komunitetet fetare në vend. Për vitin 2023, komunitetet do të përfitojnë 113 milionë lekë. Komuniteti ......

Projekti unik i “Vlora Marina” - Tërheq studentët e arkitekturës së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Vlora Marina mirëpriti një grup tjetër studentësh në një vizitë në kantier, këtë herë nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit......

Lindjet, niveli më i ulët në dy dekada - Rënie me 9.3% në 2022-shin. Asnjë qark me rritje. Korça, më problematikja
Të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”, kryqëzuar më të dhënat historike të popullsisë ndër vite, sinjalizojnë se viti 2022......

Si do ndryshojë piramida e pagave? - Presidenti më i mirëpaguari, reforma vijon edhe në dy vitet e ardhshëm
Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një piramide të re niveleve të pagave për administratën shtetërore dhe institucionet kushtetuese dhe të......