Si do ndryshojë piramida e pagave? - Presidenti më i mirëpaguari, reforma vijon edhe në dy vitet e ardhshëm

Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një piramide të re niveleve të pagave për administratën shtetërore dhe institucionet kushtetuese dhe të pavarura, e cila do të jetë në përputhje me rëndësinë dhe përgjegjësitë e tyre. Me përcaktimin e pagës së Presidentit, si paga më e lartë në Republikën e Shqipërisë, janë të lidhura gjithashtu edhe disa funksione të tjera kushtetuese dhe të pavarura të krijuara me ligje specifike, duke krijuar kështu një hierarki mes këtyre funksioneve, por njëkohësisht duke u shkëputur ndjeshëm nga funksione të tjera të administratës publike.
Parlamenti ka miratuar projektligjin për rritjen e pagave cili shtrin efektet nga data 1 Prill 2023, ku ndryshe nga sa ish menduar, përfitues do të jenë edhe ministrat dhe deputetët. Kështu paga më e lartë do të jetë ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë nga 257 mijë lekë. Nga ndryshimi në hierarkinë e pagave përfitojnë 250 funksionarë politikë dhe funksionarë të tjerë, të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e Presidentit.
Paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë në muaj. Ministrat, do të kenë një pagë mujore paga që rezulton në rreth 318 mijë lekë bruto. Paga e re për deputetët e cila deri më tani ka qenë 156 770, rritet në 310 mijë lekë në muaj.
Nga rritja e pagave ka përfituar gjithë administrata publike, mjekët, infermierët, arsimtarët, punonjës të policisë për të cilët rritja ishte në nivelin 7 %. Deri më tani duket se nga kjo reformë përfituan funksionarët më të lartë të shtetit, për të cilët rritja ishte mbi 50 për qind. Qeveria parashikon që në dy vitet në vijim paga mesatare në administratën publike të arrijë në 900 euro.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sektori bankar shton asetet dhe numrin e punonjësve - Në rritje depozitat dhe kreditimi i bizneseve e individëve. Sistemi me rezultat pozitiv financiar
Në harkun kohor të një viti, sistemi bankar ka rritur treguesit financiar, asetet, si dhe numrin e të punësuasrve. Sipas të dhënave të saporaportuara nga......

Rama, kundër rritjes së pagave për deputetë e ministra - “Duhet të hyjnë në fuqi pasi të përfundojë e gjithë reforma”. Opozita e mazhoranca bashkojnë votat dhe e miratojnë
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër rritjes së pagave të ministrave dhe deputetëve, duke u shprehur se nuk do ta votojë projektligjin. Rama theksoi se......

ERE, 118 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e të ardhurave të kompanive të energjisë, Enti synon mbledhjen e 326.4 mln lekëve
Rritja e të ardhurave të kompanive që operojnë në tregun e energjisë elektirke gjatë vitit që shkoi do të pasohen me një rritje të ardhurash edhe për Entin......

Prilli, me rekorde të tjera për turizmin - Rreth 614 mijë të huaj vizituan Shqipërinë, shifra më e lartë në shtatë vitet e fundit
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 161 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Prill të këtij viti, nga të cilat rreth 614 mijë janë shtetas......

“Çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, ka frenim” - Ekspertja Baraj: Kërkesa mbetet shumë e lartë, veçanërisht për objektet në qendër
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Baraj, thotë se çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, por disa segmente të tyre kanë shfaqur tendencë......

45% e biznesit gjerman, pesimistë për ekonominë - Mungesa e fuqisë punëtore shihet si rreziku më i madh për kompanitë
Rreth 45 përqind e bizneseve gjermane e konsiderojnë situatën ekonomike aktuale të Shqipërisë negative ndërsa vetëm 18 për qind vlerësojnë se është më mirë se......

Institucionet “problematike” të tenderëve - Ankesat te KPP/ Kryesojnë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, UKT e Shëndetësia
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Ujësjellës – Kanalizime Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisisë dhe Mbrojtjes Sociale janë 3 institucionet që kryesojnë......

IEA: Investimi diellor do të kapërcejë prodhimin e naftës. Do të tërheqë mbi 1 miliard dollarë në ditë në 2023!
Investimet globale në energji janë planifikuar të arrijnë afërsisht 2.8 trilion dollarë në vitin 2023, sipas një raporti të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e......