Institucionet “problematike” të tenderëve - Ankesat te KPP/ Kryesojnë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, UKT e Shëndetësia

Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Ujësjellës – Kanalizime Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisisë dhe Mbrojtjes Sociale janë 3 institucionet që kryesojnë listën e ankesave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë, pranë Komisionit të Prokurimit Publik për procedura tenderuese të realizuara prej tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, ndaj këtyre institucioneve gjatë vitit 2022 u depozituan 118 ankesa, apo rreth 15 % e totalit. Ndërkaq, ndër 10 autoritetet kontraktore me ankesat më të shumta janë edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia Durrës, QSUNT, Posta Shqiptare, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Ministria e Mbrojtjes.
Ndaj këtyre 10 institucioneve janë depozituar 28% e ankesave, që subjektet kanë për hartimin e dokumeneteve të tenderit apo për kundërshtimin e vlerësimit të ofertave. Sa i takon fondit limit, procedurat që ankimohen më shpesh pranë KPP-së janë ato që bëjnë pjesë në intervalin 1 000 001 - 5 000 000, me 37.59% të totalit, ndërsa tenderët me fond limit mbi 100 mln lekë zënë rreth 9% të totalit. Gjatë vitit që shkoi pranë KPP-së u depozituan në total 794 ankesa, teksa gati gjysma e tyre u pranua nga Komisioni, duke iu dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë.
Numrin më të madh të ankesave, e zënë ato në lidhje me procedurat unike të prokurimit për kontratat për mallra me 486 të tilla, për kontratat për shërbime me 235 ankesa, duke vijuar me ankesat për kontratat për punë publike me 73 ankesa.
Ola Mitre / SCAN

IEA: Investimi diellor do të kapërcejë prodhimin e naftës. Do të tërheqë mbi 1 miliard dollarë në ditë në 2023!
Investimet globale në energji janë planifikuar të arrijnë afërsisht 2.8 trilion dollarë në vitin 2023, sipas një raporti të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e......

SHBA nuk është i vetmi vend me një tavan borxhi. Ja se si Danimarka po shmang dramën!
Një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve të Kongresit për rritjen e tavanit të borxhit të SHBA-së e ka shtyrë ekonominë më të madhe në botë në......

Pse Macron po mbështet një minierë të diskutueshme uraniumi në Azi?!
Emmanuel Macron është presidenti i parë francez në detyrë që ka shkelur në tokën mongole që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në 1965 midis dy vendeve.......

Roboti i inteligjencës artificiale që po zëvendëson njerëzit si roje sigurie në Zvicër!
Mes mungesës së fuqisë punëtore dhe vëmendjes në rritje ndaj sigurisë, kompanitë e sigurisë në mbarë botën kanë kërkuar të vendosin robotë në detyrën e......

Si Gjermania po kërkon të bëhet prodhuesi kryesor i çipave në Europë?!
Nga përdorimi në makinat elektrike dhe telefonat inteligjentë te turbinat me erë dhe madje edhe raketat, çipat elektronikë apo gjysmëpërçuesit, janë "vaji i......

Arabia Saudite, 1.5 miliardë dollarë për imazhin e saj - Vëmendja përqendrohet kryesisht te sportet. Nga Formula 1, tek golfi
Më shumë se 1.5 miliardë dollarë janë shpenzuar nga Arabia Saudite vitet e fundit për sportin, duke shpresuar të rrisë turizmin, të frymëzojë të rinjtë dhe të......

BE i jep fund mbështetjes për energjinë - Objektiv, ndihma për politikën fiskale
Komisioni Europian rekomandoi që të gjitha qeveritë e BE-së t'i japin fund masave të tyre mbështetëse për çmimet e energjisë deri në fund të këtij viti për të......

25-vjetori i Bankës Qendrore Europiane - Një ditëlindje në “shijen” e inflacionit
Një përvjetor i hidhur, për çerek shekullin e Bankës Qendrore Europiane. Armiku i vërtetë, në këtë moment historik, është inflacioni, i cili duket i......