25-vjetori i Bankës Qendrore Europiane - Një ditëlindje në “shijen” e inflacionit

Një përvjetor i hidhur, për çerek shekullin e Bankës Qendrore Europiane. Armiku i vërtetë, në këtë moment historik, është inflacioni, i cili duket i pandalshëm. Banka Qendrore Europiane feston ditëlindjen e saj të 25-të. Përvjetori vjen në mes të luftës kundër inflacionit dhe në një kohë që BQE po menaxhon lindjen e "euros dixhitale" të së ardhmes.
Rreth 200 të ftuar morën pjesë në festën e "ditëlindjes", e cila u mbajt në kullën prej çeliku dhe xhami të selisë së bankës në Frankfurt. Midis tyre: presidentja aktuale e BQE-së, Christine Lagarde, dhe dy nga paraardhësit e saj, Jean-Claude Trichet dhe Mario Draghi.
Me këtë rast, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi projektin e monedhës dixhitale europiane. Ajo u shpreh se së bashku me BQE-në, po punohet për një version dixhital të euros, për të plotësuar kartëmonedhat dhe monedhat. Ajo thkesoi se askush nuk do të harrojë se duhet ‘i shërbejë qytetarëve. Për këtë arsye brenda një kohe të shkurtër komisioni europian do të paraqesë një propozim për një kuadër ligjor për monedhën dixhitale evropiane”.
Aktualisht, problemi i vërtetë i BQE-së është paaftësia e saj për të frenuar inflacionin, që është synimi kryesor i bankës. Në prill, inflacioni shënoi një tjetër 7%, i nxitur nga çmimet e ushqimeve, ndërkohë që çmimet e energjisë ranë ndjeshëm.
Gjatë 25 viteve të fundit, Eurozona, e drejtuar nga BQE, është rritur nga 11 në 20 anëtarë, me hyrjen e fundit të Kroacisë. Sot euro është monedha e dytë botërore, pas dollarit, dhe përdoret nga afro 250 milionë europianë në 20 vende.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FMN: SHBA do të shmangin falimentimin! - “Zgjidhja do të gjendet në momentin e fundit, si gjithmonë”
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shmangnin një falimentim. Qeveria e......

Ekonomia gjermane hyn në recesion - Regjistrohet tkurrje prej 0.3% në tremujorin e parë
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr në tremujorin e parë të 2023 - shit krahasuar me tre muajt e mëparshëm, duke hyrë kështu në një recesion teknik, sipas të dhënave......

Ishujt grekë me çmime rekord akomodimi - Rritje deri në 80%. Objektivi, turistët e pasur!
Rritja e kërkesës së huaj për pushime në Greqi, e kombinuar me inflacionin dhe ofertën e kufizuar të akomodimit, po nxit rritjen e çmimeve së bashku me......

Forcohet Dollari amerikan, Franga dhe Paundi – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes pasi në raport me fillimin e kësaj jave është blerë sot me 102.8 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë sipas......

Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Në fokus, bisedimet për borxhin në SHBA dhe takimi i OPEC+
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Edhe forcimi i dollarit amerikan ka......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Mbështetet nga të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane
Dollari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe ka prekur nivelin më të lartë në 2 muajt e fundit përballë euros. Monedha e gjelbër është......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ekonomia gjermane kontraktohet me 0.3% në tremujorin e parë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, sepse ende nuk ka shenja reale për një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit në SHBA.......

Avancojnë punimet në Tunelin e LLogarasë-Asfaltohen 2 kilometrat e parë
Punimet në Tunelin e LLogarasë kanë avancuar tashmë ku janë betonuar afro 2 kilometra dhe po vijon puna për vendosjen e të gjithë elementëve të tjerë të......