Bota Postuar më 25 Maj 2023, 10:40

FMN: SHBA do të shmangin falimentimin! - “Zgjidhja do të gjendet në momentin e fundit, si gjithmonë”

Nga SCAN TV
FMN: SHBA do të shmangin falimentimin! - “Zgjidhja do të gjendet

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shmangnin një falimentim.

Qeveria e SHBA-së mund të mos shlyejë në kohë faturat muajin e ardhshëm – madje edhe të mos paguajë borxhin e saj – nëse kongresi nuk ngre një kufi prej 31.4 trilion dollarësh për huamarrjen e qeverisë, një dështim që mund të shkaktojë fatkeqësi ekonomike dhe panik në tregjet financiare globale.

Raundi i fundit i bisedimeve për tavanin e borxhit midis përfaqësuesve të presidentit Joe Biden dhe republikanëve të Kongresit përfundoi pa asnjë përparim të martën, ndërsa afati i 1 qershorit po afrohet.

Por Georgieva tha se historia ka treguar se SHBA do të luftonte deri në momentin e fundit me këtë nocion të falimentimit, por në kohën e duhur do të gjendet zgjjidhka dhe vendi do të futej sërish në lojë.

Ministrat e financave nga Arabia Saudite dhe Katari, të cilët iu bashkuan Georgievës për diskutimet në panel, ranë dakord se do të ishte shumë më mrië që marrëveshja mes palëve të arrihej sa më shpejt dhe jo momentin e fundit. Sipas tyre nuk është e lehtë të luash me tregjet ndërkombëtare, dhe kur ato të ftohen, të gjithë do të ‘sëmuren’.

Georgieva shtoi se dollari amerikan ka të ngjarë të mbetet një monedhë rezervë globale, pavarësisht rritjes së diskutimeve mbi lëvizjet e vendeve për të reduktuar varësinë e tyre nga monedha e gjelbër, në një proces të njohur si "de-dollarizim". Ajo theksoi se nuk pritet një zhvendosje e shpejtë e rezervave sepse arsyeja pse dollari është një monedhë rezervë ka të bëjë me fuqinë e ekonomisë së SHBA-së dhe thellësisë së tregjeve të saj të kapitalit. Në fund ajo porositi që të mos i thuhet ‘lamtumirë’ dollarit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat