Bota Postuar më 25 Maj 2023, 10:22

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Mbështetet nga të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj -

Dollari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe ka prekur nivelin më të lartë në 2 muajt e fundit përballë euros. Monedha e gjelbër është mbështetur nga të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane dhe nga kërkesa e investitorëve për asete të sigurta. Në fokus të tregjeve janë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA dhe raundi tjetër do të zhvillohet ditën e sotme. Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen ripërsëriti se nëse nuk do të ketë një marrëveshje deri në 1 qershor, atëherë ekonomia më e madhe në botë do të shkojë drejt recesionit.

Edhe agjencia e vlerësimit të kreditit, Fitch, e vendosi ekonominë amerikane në këndvështrim negativ, sepse përballet me një krizë të menjëhershme nëse nuk do të ketë një marrëveshje për tavanin e borxhit. Euro ka zbritur deri në 1.0730 dollarë, niveli më i ulët që nga 24 marsi.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, niveli më i lartë në 2 muajt e fundit. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,200 dollarë, ndërsa ethreum po tregtohet në rreth 1780 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...