Shqiptarët po kursejnë në euro e investojnë në lekë - Bum depozita në valutë. Paraja shqiptare “preferohet” për bonot

Viti 2023 vijon trendin e rritjes së ndjeshme të depozitave në euro në sistemin bankar shqiptar, duke lënë dukshëm pas ato në lekë. Në fund të marsit, depozitat në total të bankave kanë shfaqur rritje vjetore me 9.6%, nivel ky i ngjashëm me rritjen mesatare të shënuar në gjysmën e dytë të vitit 2022, por rritje që i dedikohet tërësisht prurjeve në euro. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë kanë shënuar rritje modeste, prej (2.9%), ndërkohë që depozitat në valutë kanë vijuar të rriten me norma dyshifrore (15.7%).
Shkak i rënies së depozitave në lekë është edhe zhvendosja e mirë e tyre, nga depozitat bankare, në bono thesari, të cilat vijojnë të ofrojnë interesa mjaft të larta.
Ecuria është e njëjtë me vitin 2022, kur depozitat kanë njohur rritje vjetore mesatarisht prej 10.4%, rreth 1 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Dhe ishte pikërisht Zgjerimi më i shpejtë i depozitave në valutë ai që kompensoi rritjen më të ngadaltë të depozitave në lekë. Depozitat në valutë të bankave, u rritën mbi 15% ose 6 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.
Ndryshime pozitive, megjithëse shumë më modeste, kanë regjistruar edhe normat e interesit për depozitat me afat në euro, duke shënuar 0.8% në tremujorin e parë të vitit, nga 0.7% në tremujorin e mëparshëm. Diferenca mes interesit të depozitave me afat në lekë dhe atij në euro është rritur në 0.7 pikë përqindje në tre muajt e fundit, nga niveli mesatar prej 0.5 pikë përqindje i viteve 2020-2021 dhe i gjysmës së parë të vitit 2022.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Importi i automjeteve elektrike, shifra rekord - Analiza në 5 vite/ Sa u blenë nga jashtë kufijve në 4 muajt e parë të 2023-shit?
Rritja rekord e çmimit të karburanteve përgjatë vitit që lamë pas dhe luhatjet e vazhdueshme edhe gjatë 2023-shit, kanë bërë që bizneset dhe qytetarët të......

Debate për problematikat e tenderëve - Çupi: Tenderat ndahen “fshatçe”! Kanë frikë të ankohen se nuk marrin më pjesë
Teksa prezantoi raportin përgjatë vitit 2022, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik Joanid Myzyri u përball me kundërshtime të deputetes së opozitës Dhurata......

70 milionë dollarë për të ndërtuar robotë humanoidë!
Figure, një startup që dëshiron të ndërtojë robotë humanoidë me qëllime të përgjithshme, ka mbledhur 70 milionë dollarë nga investitorët e udhëhequr nga......

Cili do të jetë kryeministri i përkohshëm përpara zgjedhjeve të përsëritura të qershorit në Greqi?!
Presidenti i Greqisë do të emërojë një kryeministër të përkohshëm të mërkurën për të formuar një qeveri që do ta çojë vendin në një zgjedhje të përsëritur më......

Si ura prej 6.7 miliardë dollarësh është dhe simboli i ambicieve të Kinës po edhe i problemeve të saj?!
Edhe në një tokë të njohur për infrastrukturën gjigante që thyen gjithnjë rekorde, ky projekt po kthen kokat. Me 24 kilometra, tetë korsi të gjera dhe me ishuj......

Pse bankat europiane aktualisht janë më të forta se rivalët e tyre amerikanë?!
Bankat europiane duken më të forta dhe më tërheqëse se homologët e tyre amerikanë në shumë parametra, sipas zyrtarëve dhe analistëve që folën në konferencën e......

10 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë në një kompjuter pune!
Me pandeminë, puna në distancë është bërë një gjë e zakonshme. Të punosh nga shtëpia do të thotë që ka të ngjarë të kesh më shumë kohë vetëm me laptopin e......

Franca ndalon fluturimet e shkurtra brenda vendit - Udhëtarët do të lëvizin me tren për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit
Franca ka ndaluar fluturimet e brendshme me distanca të shkurtra ku ka alternativa në formën e transportit hekurudhor, në përpjekje për të reduktuar emetimet e......