Shqipëria Postuar më 24 Maj 2023, 13:06

Importi i automjeteve elektrike, shifra rekord - Analiza në 5 vite/ Sa u blenë nga jashtë kufijve në 4 muajt e parë të 2023-shit?

Nga SCAN TV
Importi i automjeteve elektrike, shifra rekord - Analiza në 5 vite/ Sa u

Rritja rekord e çmimit të karburanteve përgjatë vitit që lamë pas dhe luhatjet e vazhdueshme edhe gjatë 2023-shit, kanë bërë që bizneset dhe qytetarët të orientohen drejt makinave elektrike,  me qëllim reduktimin e kostove, por edhe për të përfituar nga incentivat që mundësohen në rastet e automjeteve elektrike.

Kështu,  referuar të dhënave të detajuara nga tregtia e jashtme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për 4 mujorin e parë të vitit, vihet re një rritje e ndjeshme e importit të makinave elektrike, pajisje të makinave elektrike apo edhe pjesë të ndryshme të këmbimit për to.

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit janë importuar 22.3 mijë ton produkte me një vlerë prej 23 miliardë lekë apo rreth 203 milionë euro, vlerë kjo e cila shënon rekordin e 5 viteve të fundit nëse do të marrim në analizë periudhën janar-prill nga viti 2019 deri në vitin 2023. Ajo që vihet re është se importi më i ulët shënohet në vitin pandemik 2020 dhe rritja vërehet në mënyrë progresive përgjatë vitit 2022 dhe 2023 ku dhe pati luhatje të forta të çmimit të karburanteve.

Përpos qytetarëve, ndër kategoritë e bizneseve që kanë blerë makina elektrike është shërbimi publik i taksive, ku dy vitet e fundit është vënë re rinovim i flotës së kompanive në automjete elektrike, të cilat u japin atyre përfitueshmëri më të lartë.  Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor në 4 muajt e parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 427 automjete elektrike.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat