Shqipëria Postuar më 24 Maj 2023, 13:05

Debate për problematikat e tenderëve - Çupi: Tenderat ndahen “fshatçe”! Kanë frikë të ankohen se nuk marrin më pjesë

Nga SCAN TV
Debate për problematikat e tenderëve - Çupi: Tenderat ndahen

Teksa prezantoi raportin përgjatë vitit 2022, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik Joanid Myzyri u përball me kundërshtime të deputetes së opozitës Dhurata Çupi.

“Si menaxhohet buxheti i shtetit, si menaxhohen paratë e shqiptarëve. Sot ndahen fshatçe, në mënyrën më të paligjshme të mundshme. Refuzoj ti pranoj terminologjine e perdorur”, tha ajo.

Në kundërpërgjigje, kryekomisioneri i Prokurimeve Publike duke interpretuar ligjin tha se institucioni që ai drejton fokus ka shqyrtimin e procedurave

“Komisioni i Prokurimit Publik është parë si një institucion “quasi-gjyqësor” i ngritur me fokus të vetëm shqyrtimin e ankesave të procedurës të Prokurimit publik”

Sipas Çupit, subjektet kanë frikë të ankohen se nuk marrin më pjesë në tendera publikë. “Diskutimi është një shqetësim i madh se nuk bëhen procedura të prokurimit, kanë frikë të ankohen sepse kanë frikë nuk marrin më pjesë…”.

Diamila Leka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat