Europa Postuar më 24 Maj 2023, 10:10

Alarmi për krizën e makaronave në Itali - Rritje çmimi prej 17% për produktin më të konsumuar në vend!

Nga SCAN TV
Alarmi për krizën e makaronave në Itali - Rritje çmimi

Çmimet e makaronave në Itali u rritën 17.5% në mars dhe 16.5% në prill, sipas të dhënave të Istat. Në restorante, çmimet e makaronave janë rritur me 6.1% nga viti në vit. Një italian mesatar konsumon pothuajse 23 kg makarona në vit, që do të thotë se barra është e konsiderueshme.

Qoftë një pjatë me spageti me salcë të kuqe, borzilok dhe parmixhan apo një karbonara autentike me vezë dhe pecorino, çmimi i ushqimit të preferuar të Italisë është ngritur në qiell. E duke qenë se është pjata më elementare në tryezën e familjes italiane, reagimet janë të forta duke krijuar alarm në qeverinë e vendit.

Në fakt, veçanërisht, rritja është dyfishi i shifrave për inflacionin total të çmimeve të konsumit në Itali, i cili u rrit 8.1% nga viti në vit në prill dhe 8.7% në mars.

Sipas një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Makaronave në vitin 2022, një italian konsumon mesatarisht pothuajse 23 kilogram makarona në vit, atëherë këto rritje janë proporcionalisht të tepërta.

Rritja e çmimeve të shitjes me pakicë ndodh për shkak të rritjes së çmimit të grurit dhe energjisë nga prodhuesit që tani shesin stoqet e makaronave, të cilat prodhoheshin kur kostoja e lëndëve të para ishte më e lartë.

Në mars 2022, çmimi i grurit arriti kulmin në nivelet më të larta në më shumë se një dekadë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, pasi të dy vendet janë furnizues të mëdhenj të produkteve bujqësore në tregun botëror. Çmimet ndërkombëtare të grurit në prill ranë 2.3 %, duke shënuar nivelin më të ulët që nga korriku 2021, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë.

Por kostot e prodhimit kanë rënë që atëherë dhe çmimet më të larta të makaronave tani janë për shkak të faktorëve të tjerë, sipas grupit të të drejtave të konsumatorëve. Këta të fundit theksojnë se çmimet mbahen të larta për të fituar më shumë. Çmimet do të bien vetëm përballë një rënieje të konsiderueshme të konsumit, dhe prandaj ky grup paralajmëron një ‘grevë makaronash’ 15 ditore. Në vitin 2007 italianët hynë në një “grevë” njëditore ndaj tregut të makaronave, kur çmimet u rritën me gati 20%. Megjithatë, realiteti mbetet se një pjatë me makarona po bëhet e papërballueshme.

Prodhuesit e makaronave dhe shoqatat e konsumatorëve kërkuan që qeveria të vendosë një kufi në çmimin e makaronave. Megjithatë, ky propozim u refuzua.

Dorina Kurtaj /SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......