Bota Postuar më 24 Maj 2023, 09:59

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Rezerva Federale mund të rrisë sërish normën bazë të interesit

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Rezerva

Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në 2 muajt e fundit, edhe në sesionin e sotëm, pasi vonesat në negociatat për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë rritur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se qeveria federale nuk do të ketë mjaftueshëm para për të paguar detyrimet e saj, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 1 qershor. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.5, niveli më i lartë në 2 muajt e fundit. gjatë muajit maj, ky indeks është rritur me rreth 2%.

Ndërkohë, një tjetër mbështetje dollarit po e gjen edhe nga rritja e mundësive që Rezerva Federale të shtrëngojë sërish politikën monetare në takimin e qershorit. Investitorët vlerësojnë 27% mundësi, që banka qendrore të rrisë edhe me 25 pikë bazë, normën bazë të interesit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka zbritur sërish poshtë 27 mijë dollarëve dhe po tregtohet në rreth 26,700 dollarë. Ethereum po tregtohet në rreth 1820 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat