Bursat europiane, në rënie të ndjeshme - Investitorët, të shqetësuar për shtyrjen e negociatave të borxhit në SHBA

Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi humori i investitorëve është dobësuar nga shtyrja e bisedimeve për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 1.2%, ndërsa të gjithë sektorët po qëndrojnë në territor negativ. Sektori minerar kryeson humbjet, në rënie me mbi 2%.
Spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, deklaroi se pati një bisedë konstruktive me presidentin Joe Biden, por nuk ishte bërë progres i mjaftueshëm për arritjen e një marrëveshjeje.
Referuar zhvillimeve të tjera, inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar në 8.7%, gjatë muajit të kaluar, nga 10.1% që ishte më mars. Analistët parashikonin një ngadalësim deri në 8.2%. me bazë mujore, çmimet u rritën me 1.2%, kundrejt parashikimeve për një rritje me 0.8%.
Njëkohësisht, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtare ju bashkua Bankës së Anglisë, duke parashikuar se ekonomia ishullore do ta shmangë recesionin gjatë këtij viti. Investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave dhe indeksin Ifo në Gjermani, për kushtet e biznesit.
SCAN
Sondazh

Për herë të parë në Shqipëri, NOA emeton një obligacion publik! Ja se si mund të investojnë individët dhe subjektet private
NOA, një institucion financiar jo bankë me një eksperiencë 25 vjeçare në tregun shqiptar, me një shtrirje gjeografike prej 26 degësh dhe 306 punonjësish, me......

Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune - Censi 2023 dhe programi i praktikave hapin aplikimet
Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore......

Ulet konsumi i energjisë elektrike 3 – mujori, INSTAT: U përdor 10.1% më pak, rënien më të madhe e kanë jo familjarët
Konsumatorët jo familjarë ulën ndjeshëm konsumin e energjisë gjatë 3 - mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në......

Për herë të parë “fundoset” importi i drithërave - Shifra më e ulët në 5 vite në sasi dhe në vlerë
Gjatë viti që lamë pas, lufta Rusi-Ukraine nxori në pah varësinë që ka Shqipëria nga importi i drithërave, gjë që u reflektua dhe në luhatjen e fortë të......

Në Kuvend, huaja 60 milionë euro për shërbimet publike - Kredia e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, afat 18 vite
Qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend për ratifikim marrëveshjen e huasë 60 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Qëllimi I......

Deputetët kërkojnë rritje page - Ibrahimaj: Pasi të rrisim rrogat e punonjësve të administratës
Projektligji i hartuar nga qeveria që synon rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike dhe institucioneve të pavarura, ka shkaktuar pakënaqësi dhe......

Shirat përmirësojnë situatën energjetike - Në 3 muajt e parë, prodhimi u rrit 38.3%. Humbjet në rrjet pësuan rënie
Situata e prodhimit të energjisë elektrike në vend paraqitet pozitive në 3-mujorin e parë të vitit, për shkak të rritjes së gjenerimit si pasojë e situatës së......

10 termocentralet më ndotës në Europë!
10 emetuesit kryesorë të karbonit në Europë vitin e kaluar ishin të gjitha termocentrale me qymyr, sipas analizave të reja nga grupi i ekspertëve energjetik......