750 mijë prona të pashfrytëzuara në Greqi - Asnjëra prej tyre nuk del në treg për shitje

Oferta e ndërtesave të banimit në Greqi po zvogëlohet çdo vit, në të njëjtën kohë ndërtimi i atyre të rejave është ngadalësuar dhe shumë ndërtesa banimi nuk po përdoren. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në tregun grek mungojnë më shumë se 100 mijë prona banimi, raportojnë mediat vendase. Përfaqësues të agjencive imobiliare deklarojnë se në qendër të Athinës oferta totale e pasurive të paluajtshme në vitin 2022 është ulur me 7727 krahasuar me vitin 2021.
Sipas të dhënave të qeverisë, 750 mijë prona nuk po shfrytëzohen dhe ka shumë arsye për këtë. Shumë prona janë të vjetra dhe kërkojnë rinovime të konsiderueshme në mënyrë që të jenë përsëri funksionale, dhe një arsye tjetër është se shumë prona kanë pronarë të shumtë, sidomos në zonat në qendër të Athinës. Një përqindje e konsiderueshme e pronave të mbyllura kanë dëme të konsiderueshme, të cilat pronarët nuk mund t'i rikthejnë.
Çmimet e qirave të apartamenteve janë rritur, ndaj kjo është një nga arsyet pse shumë pronarë vendosin të marrin me qira prona të paluajtshme në vend që t'i shesin. Ndërkohë çmimet e shitjes së shtëpive parashikohen të jenë në një trajektore të lehtë ngadalësuese në vitet e ardhshme. Sipas parashikimit të Bankës së Pireut në studimin e saj përkatës për ecurinë e ekonomisë, në vitin 2023 ritmi i rritjes pritet të jetë 7.4%, nga 11.1% në 2022. Rrjedhimisht, për tre vitet e ardhshme 2024, 2025 dhe 2026 parashikohen rritje prej 6.5%, 6% dhe 5.6%.
Nëse këto vlerësime konfirmohen, ato do të sinjalizojnë para së gjithash kalimin e vlerave në tregun e banesave në një epokë të re, pasi do të përfundojë një rikuperim i plotë, duke tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm, që u regjistrua në vitin 2007.
Arsyeja kryesore për lëvizjen në rritje të çmimeve është padyshim mungesa e ekuilibrit midis ofertës dhe kërkesës, pasi dhjetëra mijëra shtëpi mbeten të bllokuara mes ankandeve dhe mbylljeve nga bankat dhe agjencitë e mbledhjes së borxheve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Scholz paralajmëron shkurtime 20 miliardë euro - Kancelari gjerman synon “mbushjen” e buxhetit 2024
Reagime të ashpra brenda koalicionit qeverisës të Gjermanisë, ndërsa kancelari Olaf Scholz dhe ministri i Financave Christian Lindner përgatisin 20 miliardë......

“Britania nuk po shkon më drejt një recesioni” - Sipas FMN, shkak është rënia e çmimit të energjisë dhe normalizimi i furnizimit global
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk pret më që ekonomia e Britanisë të bjerë në recesion këtë vit, ndërkohë që përmirësoi dhe parashikimet e publikuara muajin e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Rezerva Federale mund të rrisë sërish normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në 2 muajt e fundit, edhe në sesionin e sotëm, pasi vonesat në negociatat për rritjen e tavanit të borxhit......

Nafta ngjitet në mbi 77 USD për fuçi - Mbështetet nga rritja e kërkesës në SHBA. Në fokus takimi i OPEC+
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive për rritjen e kërkesës dhe spekulimeve se OPEC+ mund të ulë sërish kuotat e......

Bursat europiane, në rënie të ndjeshme - Investitorët, të shqetësuar për shtyrjen e negociatave të borxhit në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi humori i investitorëve është dobësuar nga shtyrja e bisedimeve për rritjen e tavanit të......

Për herë të parë në Shqipëri, NOA emeton një obligacion publik! Ja se si mund të investojnë individët dhe subjektet private
NOA, një institucion financiar jo bankë me një eksperiencë 25 vjeçare në tregun shqiptar, me një shtrirje gjeografike prej 26 degësh dhe 306 punonjësish, me......

Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune - Censi 2023 dhe programi i praktikave hapin aplikimet
Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore......

Ulet konsumi i energjisë elektrike 3 – mujori, INSTAT: U përdor 10.1% më pak, rënien më të madhe e kanë jo familjarët
Konsumatorët jo familjarë ulën ndjeshëm konsumin e energjisë gjatë 3 - mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në......