Italia, 2.2 miliardë euro ndihmë për zonat e përmbytura - Përjashtime nga taksat dhe kontribute të veçanta për familjet e bizneset

Qeveria italiane miratoi një paketë ndihme me vlerë më shumë se 2 miliardë euro për të ndihmuar zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin e Emilia-Romagna të shkatërruar nga shirat e rrëmbyeshëm vdekjeprurës.
Gati një javë pas përmbytjeve për shkak të cilave humbën jetën 14 njerëz dhe mbi 20 mijë të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, dhjetëra qytete dhe qyteza të vogla mbeten të zhytura në ujë dhe baltë, të cilat kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë pjellore dhe kanë shkatërruar bizneset lokale.
Paketa e ndihmës, e miratuar gjatë një mbledhjeje urgjente të ekzekutivit, përfshin përjashtime nga taksat dhe kontribute të veçanta për familjet dhe bizneset e goditura rëndë nga përmbytjet – situata më e keqe në Itali në pothuajse një shekull.
Rreth 200 milionë euro janë caktuar për fermerët, për t'i ndihmuar ata të përballen me humbjet në të korrat e tyre dhe të zëvendësojnë makineritë e dëmtuara. 300 milionë euro shtesë do t'i shpërndahen kompanive në fushën e eksportit dhe 20 milionë euro shkollave.
Punëtorët që humbën përkohësisht vendin e punës do të përfitojnë rreth 600 milionë euro, ndërsa pagesat e taksave do të pezullohen deri në gusht si dhe pagesat për shërbimet komunale. Në një deklaratë të shkurtër për mediat kryeministrja italiane Meloni u shpreh se gjetja e 2 miliardë eurove në pak ditë nuk ishte një detyrë e lehtë.
Ekspertët e mjedisit theksuan se si ngjarje të tilla ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Itali, territori i brishtë i së cilës është veçanërisht i ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, duke nënvizuar nevojën për veprim dhe parandalim të menjëhershëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Alarmi për krizën e makaronave në Itali - Rritje çmimi prej 17% për produktin më të konsumuar në vend!
Çmimet e makaronave në Itali u rritën 17.5% në mars dhe 16.5% në prill, sipas të dhënave të Istat. Në restorante, çmimet e makaronave janë rritur me 6.1% nga......

750 mijë prona të pashfrytëzuara në Greqi - Asnjëra prej tyre nuk del në treg për shitje
Oferta e ndërtesave të banimit në Greqi po zvogëlohet çdo vit, në të njëjtën kohë ndërtimi i atyre të rejave është ngadalësuar dhe shumë ndërtesa banimi nuk po......

Scholz paralajmëron shkurtime 20 miliardë euro - Kancelari gjerman synon “mbushjen” e buxhetit 2024
Reagime të ashpra brenda koalicionit qeverisës të Gjermanisë, ndërsa kancelari Olaf Scholz dhe ministri i Financave Christian Lindner përgatisin 20 miliardë......

“Britania nuk po shkon më drejt një recesioni” - Sipas FMN, shkak është rënia e çmimit të energjisë dhe normalizimi i furnizimit global
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk pret më që ekonomia e Britanisë të bjerë në recesion këtë vit, ndërkohë që përmirësoi dhe parashikimet e publikuara muajin e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Rezerva Federale mund të rrisë sërish normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në 2 muajt e fundit, edhe në sesionin e sotëm, pasi vonesat në negociatat për rritjen e tavanit të borxhit......

Nafta ngjitet në mbi 77 USD për fuçi - Mbështetet nga rritja e kërkesës në SHBA. Në fokus takimi i OPEC+
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive për rritjen e kërkesës dhe spekulimeve se OPEC+ mund të ulë sërish kuotat e......

Bursat europiane, në rënie të ndjeshme - Investitorët, të shqetësuar për shtyrjen e negociatave të borxhit në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi humori i investitorëve është dobësuar nga shtyrja e bisedimeve për rritjen e tavanit të......

Për herë të parë në Shqipëri, NOA emeton një obligacion publik! Ja se si mund të investojnë individët dhe subjektet private
NOA, një institucion financiar jo bankë me një eksperiencë 25 vjeçare në tregun shqiptar, me një shtrirje gjeografike prej 26 degësh dhe 306 punonjësish, me......