Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe dëm rreth 95 milion lekë - ASHK kallëzon ne SPAK Drejtorin dhe specialisten e DVASHK Fier

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, A.V si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Sh.Gj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.
Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.
Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ka reaguar dhe drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ku nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare është shprehur: “Kam firmosur sot kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste”.
“Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK. Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë”, është shprehur Bici.
SCAN
Sondazh

Lehtësohet certifikimi i subjekteve agroturistike - Krifca: Mundësi për të përfituar nga politikat favorizuese fiskale
Kriteret dhe procedurat për certifikimin e subjekteve agrotursitike do të ndryshojnë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se......

Rihapen aplikimet për kthimin dhe kompensimin e pronave - Qeveria miraton dy vendime, Manja: I hapet rruga dhe trajtimit të dosjeve ekzistuese
Qeveria shqiptare rihap aplikimin për kthimin dhe kompensimin e pronave, për rreth 7000 dosje që mbetën jashtë procesit në përfundim të afateve të vitit......

Si do të mbështetet inovacioni në 4 vitet e ardhshëm? - Projekti i BE nis fazën e dytë/ Hohmann: Ka shumë potencial!
Projekti “Eu for Inovation” do të mbështesë Shqipërinë në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për ti dhënë shtysë krijimit dhe zhvillimit të bizneseve......

Raporti i DAP, sa është “realizuar” plani vjetor? - Koçiu: Ka nisur puna për strategjinë e re 2023-2030
Në Komisionin parlamentar të Ligjeve u prezantua raporti i Departamentit të Administratës Publike për vitin 2022, ku drejtoresha e këtij institucioni Albana......

Shqiptarët po kursejnë në euro e investojnë në lekë - Bum depozita në valutë. Paraja shqiptare “preferohet” për bonot
Viti 2023 vijon trendin e rritjes së ndjeshme të depozitave në euro në sistemin bankar shqiptar, duke lënë dukshëm pas ato në lekë. Në fund të marsit,......

Importi i automjeteve elektrike, shifra rekord - Analiza në 5 vite/ Sa u blenë nga jashtë kufijve në 4 muajt e parë të 2023-shit?
Rritja rekord e çmimit të karburanteve përgjatë vitit që lamë pas dhe luhatjet e vazhdueshme edhe gjatë 2023-shit, kanë bërë që bizneset dhe qytetarët të......

Debate për problematikat e tenderëve - Çupi: Tenderat ndahen “fshatçe”! Kanë frikë të ankohen se nuk marrin më pjesë
Teksa prezantoi raportin përgjatë vitit 2022, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik Joanid Myzyri u përball me kundërshtime të deputetes së opozitës Dhurata......

70 milionë dollarë për të ndërtuar robotë humanoidë!
Figure, një startup që dëshiron të ndërtojë robotë humanoidë me qëllime të përgjithshme, ka mbledhur 70 milionë dollarë nga investitorët e udhëhequr nga......