Bota Postuar më 25 Maj 2023, 10:22

Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Në fokus, bisedimet për borxhin në SHBA dhe takimi i OPEC+

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Në fokus, bisedimet për

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Edhe forcimi i dollarit amerikan ka ndikuar në rënien e çmimeve. Megjithatë, humbjet janë kufizuar nga parashikimet se OPEC+ mund të vendosë të reduktojë sërish kuotat e prodhimit në takimin e 4 qershorit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Megjithatë, Spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, deklaroi se është bërë progres por ka ende disa çështje për tu zgjidhur, në mënyrë që të rritet tavani i borxhit prej 31.4 trilionë dollarë. Në sesionin e kaluar, çmimet u mbështetën nga paralajmërimet e ministrit saudit të energjisë, i cili tha se investitorët që vendosin baste afatshkurtra për rënien e çmimeve, duhet të mendohen mirë për humbjet e tyre.

Vendimtar në politikat e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tjerë, do të jetë takimi i 4 qershorit, ku do të përcaktohen politikat e prodhimit për të ardhmen. Çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga rënia e konsiderueshme e rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës që u mbyll më 19 maj.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......