BE i jep fund mbështetjes për energjinë - Objektiv, ndihma për politikën fiskale

Komisioni Europian rekomandoi që të gjitha qeveritë e BE-së t'i japin fund masave të tyre mbështetëse për çmimet e energjisë deri në fund të këtij viti për të ndihmuar në mbajtjen e financave publike në kontroll dhe për të qëndruar në përputhje me rregullat fiskale, aktualisht ende në negociata, në vitin 2024.
Krahu ekzekutiv i BE –së në rekomandimet e tij vjetore, përmbushja e të cilabe tani ka një ndikim në marrjen e granteve të BE – së nga fondi i rimëkëmbjes, e bëri të qartë një gjë të tillë. Sipas tij të gjitha vendet anëtare duhet t’i japin fund masave mbështetëse aktualisht në fuqi për energjinë deri në fund të vitit 2023.
Më tej shtohet se nëse rritja e çmimit të energjisë së rinovuar kërkon zbatimin e masave mbështetëse, ato duhet të synojnë mbrojtjen e familjeve dhe firmave të cenueshme, të përballueshme nga ana fiskale dhe të ruajnë stimujt për kursimin e energjisë.
Shumica e 27 vendeve të BE-së prezantuan masa të ndryshme për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë vitin e kaluar, kur pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi rritje të çmimeve të gazit dhe naftës.
Por me çmimet e energjisë përsëri më të ulëta, një nivel i tillë mbështetjeje është i paqëndrueshëm dhe do të thotë se shumë vende nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kufijtë e tyre të shpenzimeve primare neto të rekomanduara nga Komisioni sipas një reforme të rregullave fiskale të BE-së që tani negociohet nga qeveritë e BE-së.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

25-vjetori i Bankës Qendrore Europiane - Një ditëlindje në “shijen” e inflacionit
Një përvjetor i hidhur, për çerek shekullin e Bankës Qendrore Europiane. Armiku i vërtetë, në këtë moment historik, është inflacioni, i cili duket i......

FMN: SHBA do të shmangin falimentimin! - “Zgjidhja do të gjendet në momentin e fundit, si gjithmonë”
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shmangnin një falimentim. Qeveria e......

Ekonomia gjermane hyn në recesion - Regjistrohet tkurrje prej 0.3% në tremujorin e parë
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr në tremujorin e parë të 2023 - shit krahasuar me tre muajt e mëparshëm, duke hyrë kështu në një recesion teknik, sipas të dhënave......

Ishujt grekë me çmime rekord akomodimi - Rritje deri në 80%. Objektivi, turistët e pasur!
Rritja e kërkesës së huaj për pushime në Greqi, e kombinuar me inflacionin dhe ofertën e kufizuar të akomodimit, po nxit rritjen e çmimeve së bashku me......

Forcohet Dollari amerikan, Franga dhe Paundi – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes pasi në raport me fillimin e kësaj jave është blerë sot me 102.8 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë sipas......

Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Në fokus, bisedimet për borxhin në SHBA dhe takimi i OPEC+
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Edhe forcimi i dollarit amerikan ka......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 muaj - Mbështetet nga të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane
Dollari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe ka prekur nivelin më të lartë në 2 muajt e fundit përballë euros. Monedha e gjelbër është......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Ekonomia gjermane kontraktohet me 0.3% në tremujorin e parë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, sepse ende nuk ka shenja reale për një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit në SHBA.......