ERE, 118 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e të ardhurave të kompanive të energjisë, Enti synon mbledhjen e 326.4 mln lekëve

Rritja e të ardhurave të kompanive që operojnë në tregun e energjisë elektirke gjatë vitit që shkoi do të pasohen me një rritje të ardhurash edhe për Entin Rregulltor të Energjisë. Ky dikaster synon të mbledhë rreth 326.4 mln lekë nga pagesat rregullatore për vitin 2023 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror.
Ndërkohë që, në raport me një vit më parë janë mbi 118 mln lekë të ardhura shtesë, duke qenë se vitin që shkoi kjo vlerë arrinte në 208 mln lekë. Tarifat për secilin subjekt janë përcaktuar përmes një vendimi të miratuar pak ditë më parë, teksa në total numërohen 341 të licencuar, të cilët janë të detyruar të bëjnë pagesat rregullatore.
Këto subjekte duhet të kryejnë pagesat ndaj ERE, jo më vonë se 30 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare i vendimit, pasi në të kundërt do të aplikohen penalitete. Më konkretisht, legjislacioni në fuqi përcakton ndëshkimin me gjobë deri në 3 për qind të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit,si dhe ka të drejtë të aplikojë një kamatëvonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2% të xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj.
Ndërkaq, ky është viti i katërt, ku aplikohen pagesa rregullatore fikse prej 100 mijë lekësh për shoqëritë e licencuara në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror që në vitin parardhës nuk kanë pasur aktivitet.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Prilli, me rekorde të tjera për turizmin - Rreth 614 mijë të huaj vizituan Shqipërinë, shifra më e lartë në shtatë vitet e fundit
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 161 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Prill të këtij viti, nga të cilat rreth 614 mijë janë shtetas......

“Çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, ka frenim” - Ekspertja Baraj: Kërkesa mbetet shumë e lartë, veçanërisht për objektet në qendër
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Baraj, thotë se çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, por disa segmente të tyre kanë shfaqur tendencë......

45% e biznesit gjerman, pesimistë për ekonominë - Mungesa e fuqisë punëtore shihet si rreziku më i madh për kompanitë
Rreth 45 përqind e bizneseve gjermane e konsiderojnë situatën ekonomike aktuale të Shqipërisë negative ndërsa vetëm 18 për qind vlerësojnë se është më mirë se......

Institucionet “problematike” të tenderëve - Ankesat te KPP/ Kryesojnë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, UKT e Shëndetësia
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Ujësjellës – Kanalizime Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisisë dhe Mbrojtjes Sociale janë 3 institucionet që kryesojnë......

IEA: Investimi diellor do të kapërcejë prodhimin e naftës. Do të tërheqë mbi 1 miliard dollarë në ditë në 2023!
Investimet globale në energji janë planifikuar të arrijnë afërsisht 2.8 trilion dollarë në vitin 2023, sipas një raporti të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e......

SHBA nuk është i vetmi vend me një tavan borxhi. Ja se si Danimarka po shmang dramën!
Një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve të Kongresit për rritjen e tavanit të borxhit të SHBA-së e ka shtyrë ekonominë më të madhe në botë në......

Pse Macron po mbështet një minierë të diskutueshme uraniumi në Azi?!
Emmanuel Macron është presidenti i parë francez në detyrë që ka shkelur në tokën mongole që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në 1965 midis dy vendeve.......

Roboti i inteligjencës artificiale që po zëvendëson njerëzit si roje sigurie në Zvicër!
Mes mungesës së fuqisë punëtore dhe vëmendjes në rritje ndaj sigurisë, kompanitë e sigurisë në mbarë botën kanë kërkuar të vendosin robotë në detyrën e......