Rama, kundër rritjes së pagave për deputetë e ministra - “Duhet të hyjnë në fuqi pasi të përfundojë e gjithë reforma”. Opozita e mazhoranca bashkojnë votat dhe e miratojnë

Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër rritjes së pagave të ministrave dhe deputetëve, duke u shprehur se nuk do ta votojë projektligjin. Rama theksoi se rritja e pagave për këto dy kategori, duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të miratohet e gjithë reforma, deri tek personi i fundit në vend.
“Unë jam kundër, unë nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe të hyjë në fuqi kur të bëhet rritja deri tek më i fundit, nëse mësuesve u themi që do e merrni sot këtë rritje dhe rritjen tjetër, për deputetët dhe ministrat paga duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të jetë për të gjithë, për solidaritet dhe për atë që kush merr më shumë duhet të bëjë më shumë. Je nuk mund të bëjmë një gjë të pakuptimtë, disave kështu, disave ashtu, gjëja e parë që duhet të bëni këtu është që kur të vini këtu duhet të llogarisni nervat e popullit. Nuk ju shpëton dot asnjë baltë që hidhni këtu.”
Kreu i qeverisë tha se është bërë një gabim në sektorin e drejtësisë, pasi prokurorët nuk mund të paguhen sa presidenti i vendit. Propozimi fillestar i Ministrisë së Financave ishte që rishikimi i pagave për deputetët dhe ministrat të bëhej në një fazë të dytë, por anëtarët e Komisionit të Ekonomisë propozuan që të mos përjashtoheshin dhe propozimet e tyre, bashkë me koeficientet përkatës u miratuan në unanimitet.
Kuvendi ka miratuar të tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike. edhge pse ndryshimet ligjore mund te miratoheshin me shumice te thjeshte, ne momentin e votimit 95 deputete bashkuan votat dhe e miratuan draftin, duke shenuar dakordesi mes mazhorances dhe opozites.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

ERE, 118 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e të ardhurave të kompanive të energjisë, Enti synon mbledhjen e 326.4 mln lekëve
Rritja e të ardhurave të kompanive që operojnë në tregun e energjisë elektirke gjatë vitit që shkoi do të pasohen me një rritje të ardhurash edhe për Entin......

Prilli, me rekorde të tjera për turizmin - Rreth 614 mijë të huaj vizituan Shqipërinë, shifra më e lartë në shtatë vitet e fundit
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 161 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Prill të këtij viti, nga të cilat rreth 614 mijë janë shtetas......

“Çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, ka frenim” - Ekspertja Baraj: Kërkesa mbetet shumë e lartë, veçanërisht për objektet në qendër
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Baraj, thotë se çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, por disa segmente të tyre kanë shfaqur tendencë......

45% e biznesit gjerman, pesimistë për ekonominë - Mungesa e fuqisë punëtore shihet si rreziku më i madh për kompanitë
Rreth 45 përqind e bizneseve gjermane e konsiderojnë situatën ekonomike aktuale të Shqipërisë negative ndërsa vetëm 18 për qind vlerësojnë se është më mirë se......

Institucionet “problematike” të tenderëve - Ankesat te KPP/ Kryesojnë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, UKT e Shëndetësia
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Ujësjellës – Kanalizime Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisisë dhe Mbrojtjes Sociale janë 3 institucionet që kryesojnë......

IEA: Investimi diellor do të kapërcejë prodhimin e naftës. Do të tërheqë mbi 1 miliard dollarë në ditë në 2023!
Investimet globale në energji janë planifikuar të arrijnë afërsisht 2.8 trilion dollarë në vitin 2023, sipas një raporti të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e......

SHBA nuk është i vetmi vend me një tavan borxhi. Ja se si Danimarka po shmang dramën!
Një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve të Kongresit për rritjen e tavanit të borxhit të SHBA-së e ka shtyrë ekonominë më të madhe në botë në......

Pse Macron po mbështet një minierë të diskutueshme uraniumi në Azi?!
Emmanuel Macron është presidenti i parë francez në detyrë që ka shkelur në tokën mongole që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në 1965 midis dy vendeve.......