Sektori bankar shton asetet dhe numrin e punonjësve - Në rritje depozitat dhe kreditimi i bizneseve e individëve. Sistemi me rezultat pozitiv financiar

Në harkun kohor të një viti, sistemi bankar ka rritur treguesit financiar, asetet, si dhe numrin e të punësuasrve. Sipas të dhënave të saporaportuara nga Shoqata Shqiptare e Bankane, në fund të marsit, totali i asteve të sistemit bankar ka arritur në 1.87 trilionë lekë, nga 1.78 trilionë në tremujorin e parë të vitit 2022. Rritje ka shënuar edhe numri i të punësuarve në sistem, 6,631 në tremujorin e parë të vitit të shkuar, në 6,743.
Në terma vjetorë, kredia për sektorin privat u rrit me 8.5%, nga 10.6% që shënoi në fund të vitit të kaluar. Krahasuar me fundin e vitit 2022, portofoli i kredisë u rrit me 3.2 miliardë lekë. Në veçanti, kreditimi për bizneset ka reflektuar rënien e kërkesës për kapital qarkullues, si pasojë e uljes së pasigurisë dhe e likuiditetit të lartë që ka ky segment. Nga ana tjetër, ngadalësimi i kredisë në segmentin e individëve ka qenë më gradual, ndërsa bankat janë më tolerante dhe kanë lehtësuar kushtet e ofertës për këtë segment.
Në fund të tremujorit të parë, depozitat në total të bankave kanë shfaqur rritje vjetore me 9.6%, nivel ky i ngjashëm me rritjen mesatare të shënuar në gjysmën e dytë të vitit 2022. Kjo ecuri reflekton rritjen e ngadaltë të depozitave në lekë (2.9%), ndërkohë që depozitat në valutë kanë vijuar të rriten me norma dyshifrore (15.7%). Zgjerimi i ngadaltë i depozitave në lekë është ndikuar nga zhvendosja e kursimeve të individëve drejt investimeve në letrave më vlerë të qeverisë, kthimet nga të cilat janë rritur ndjeshëm më shpejt se ato të depozitave. Struktura e fondeve të bankave vijon të zhvendoset drejt atyre në valutë, të cilat përbëjnë rreth 54.1% të totalit, ose 1.2 p.p. më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë.
Lorenc Rabeta/SCAN

Rama, kundër rritjes së pagave për deputetë e ministra - “Duhet të hyjnë në fuqi pasi të përfundojë e gjithë reforma”. Opozita e mazhoranca bashkojnë votat dhe e miratojnë
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër rritjes së pagave të ministrave dhe deputetëve, duke u shprehur se nuk do ta votojë projektligjin. Rama theksoi se......

ERE, 118 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e të ardhurave të kompanive të energjisë, Enti synon mbledhjen e 326.4 mln lekëve
Rritja e të ardhurave të kompanive që operojnë në tregun e energjisë elektirke gjatë vitit që shkoi do të pasohen me një rritje të ardhurash edhe për Entin......

Prilli, me rekorde të tjera për turizmin - Rreth 614 mijë të huaj vizituan Shqipërinë, shifra më e lartë në shtatë vitet e fundit
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 161 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Prill të këtij viti, nga të cilat rreth 614 mijë janë shtetas......

“Çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, ka frenim” - Ekspertja Baraj: Kërkesa mbetet shumë e lartë, veçanërisht për objektet në qendër
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Baraj, thotë se çmimet e apartamenteve nuk kanë rënë, por disa segmente të tyre kanë shfaqur tendencë......

45% e biznesit gjerman, pesimistë për ekonominë - Mungesa e fuqisë punëtore shihet si rreziku më i madh për kompanitë
Rreth 45 përqind e bizneseve gjermane e konsiderojnë situatën ekonomike aktuale të Shqipërisë negative ndërsa vetëm 18 për qind vlerësojnë se është më mirë se......

Institucionet “problematike” të tenderëve - Ankesat te KPP/ Kryesojnë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, UKT e Shëndetësia
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Ujësjellës – Kanalizime Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisisë dhe Mbrojtjes Sociale janë 3 institucionet që kryesojnë......

IEA: Investimi diellor do të kapërcejë prodhimin e naftës. Do të tërheqë mbi 1 miliard dollarë në ditë në 2023!
Investimet globale në energji janë planifikuar të arrijnë afërsisht 2.8 trilion dollarë në vitin 2023, sipas një raporti të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e......

SHBA nuk është i vetmi vend me një tavan borxhi. Ja se si Danimarka po shmang dramën!
Një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve të Kongresit për rritjen e tavanit të borxhit të SHBA-së e ka shtyrë ekonominë më të madhe në botë në......