Brexit lë ende pasoja në Britani - Përgjegjës për 1/3 e rritjes së çmimeve të ushqimeve

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian është përgjegjës për rreth një të tretën e rritjes së faturave të ushqimeve që nga viti 2019, ekuivalente me rreth 250 paund. Një vlerësim ky i nxjerrë nga studimet e kryera nga Shkolla Ekonomike e Londrës dhe universitete të tjera.
Britania po lufton me inflacionin për më shumë se një vit, i nxitur pjesërisht nga rritja më e lartë e çmimeve të ushqimeve që nga viti 1977, me çmimet që u rritën me më shumë se 19% vitin e kaluar.
Edhe pse Londra dhe Brukseli kanë një marrëveshje që lejon tregtimin e ushqimeve pa doganë, barrierat ndaj eksporteve dhe importeve në formën e burokracisë, të njohura si barriera jotarifore, shkaktojnë vonesa dhe kosto më të larta.
Studimi i Qendrës për Performancën Ekonomike - CEP krahasoi ndryshimet e çmimeve në produktet ushqimore të importuara nga Bashkimi Europian me çmimet e ushqimeve të importuara nga më larg.
Para Brexit, çmimet e këtyre produkteve shënonin tendenca të ngjashme, por pas Brexit pati një rritje relative të çmimeve të produkteve më të ekspozuara ndaj importeve nga BE-ja, dhe kjo vazhdoi në vitin 2023.
Studimi zbuloi se nga janari 2022 deri në mars 2023 çmimi i ushqimeve, të cilat ishin të ekspozuara ndaj Brexit, u rritën me rreth 3.5 pikë përqindje më shumë se ato që nuk ishin.
Duke marrë parasysh ndikimin në çmimet e ushqimeve nga dhjetori 2019, pak para se Britania të largohej zyrtarisht nga BE, studiuesit vlerësuan koston e Brexit për familjet britanike në 8 milionë euro, ose 250 paund për familje. Nga dhjetori 2019 deri në mars 2023, sipas studimit, çmimet e ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me pothuajse 25 pikë përqindjeje. Sipas CEP, po të mos ishte Brexit, kjo shifër do të ishte 8 pikë përqindje, pra 30% më e ulët.
Produktet me barriera të larta jotarifore, si mishi dhe djathi i importuar nga BE-ja, panë rritje të çmimeve rreth 10 pikë përqindjeje më të larta se produktet e ngjashme që nuk u ekspozuan ndaj Brexit pas janarit 2021, kur filloi të zbatohet Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit të Britanisë me BE – në.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Dollari amerikan blihet këtë të premte me 102.7 lekë dhe shitet me 103.6 lekë duke e mbyllur këtë periudhë në kuota të qëndrueshme dhe me një rritje konstante......

Projekti më i ri i Open AI - Sam Altman mbledh 115 milionë dollarë për “Worldcoin Crypto”
Shefi Ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman ka mbledhur 115 milionë dollarë në një raund financimi të Serisë C të drejtuar nga Blockchain Capital për një projekt......

Automjetet “Euro 7”, kostot tejkalojnë përfitimet - Pasojat negative për sektorin deri në 10 herë më të larta
Industria europiane e automjeteve është e përkushtuar për të reduktuar emetimet. Megjithatë, propozimi ‘Euro 7’ i formuluar nga Komisioni Europian nuk duket të......

Nafta humb rreth 2 dollarë të enjten - Mesazhe konfliktuale mes Rusisë dhe Arabisë Saudite mbi prodhimin
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara në sesionin e kaluar. Çmimet po gjenden nën presion nga......

Dollari, fitime për të tretën javë me radhë - Shtohen mundësitë që FED të rrisë normat e interesit në qershor
Dollari po qëndron pranë nivelit më të lartë në dy muaj, kundrejt monedhave kryesore ndërkombëtare dhe pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë,......

“Keiretsu Forum SEE” angazhon 1 milion euro kapital privat të dedikuar për startupet rajonale
‘Keiretsu Forum SEE, Investor Pitch Day’, i zhvilluar në Tiranë arriti të angazhojë një fond të dedikuar 1 milion euro kapital privat nga investitorët e......

Bursat europiane, në rritje modeste - Në fokus tavani i borxhit në SHBA, bisedimet në fazën kritike
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë hyrë në javën e fundit. indeksi......

Sigurohet nga Katari financimi 11 milionë euro! Si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës
Bulevardi i ri i Tiranës do të ketë së shpejti një shesh fundor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon......