Resorti prej 2 miliardë dollarë me një kopje gjigante të Big Ben të Londrës!

Turistët në Azi nuk duhet të bëjnë më fluturime të gjata për të vizituar Big Benin e Mbretërisë së Bashkuar ose për të fotografuar autobusin ikonik të kuq dykatësh të Londrës. Ata tani mund të bëjnë të njëjtën gjë në Makao, i ashtuquajturi Las Vegas i Azisë.
Londoner Macao, një resort luksoz kazino me temë britanike në qendrën kineze të lojërave të fatit, mbajti ceremoninë e hapjes së tij madhështore të enjten. Dhe i famshmi i futbollit anglez David Beckham ishte aty për të zbukuruar ngjarjen.
Qyteti kinez i lojërave të fatit ka shtuar një tjetër resort luksoz kazino përgjatë Cotai Strip, një term që Las Vegas Sands e përdor për t'iu referuar një rrugice të mbushur me kazino hotelesh, qendra tregtare dhe teatro. Resorti ka qenë funksional për dy vitet e fundit, por hapja e tij u vonua për shkak të kufizimeve të rrepta Covid-19 dhe rregullave të udhëtimit.
Resorti prej 2 miliardë dollarësh mban kopje të ndërtesave ikonike të Mbretërisë së Bashkuar. Ato përfshijnë Pallatin e Westminsterit, rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik në 10 Downing Street, dhe Shaftesbury Memorial Fountain, mes monumenteve të tjera në Londër.
Las Vegas Sands zotëron The Londoner Macao, së bashku me The Venetian Macao, The Parisian Macao, Sands Maco dhe The Plaza Macao & Four Seasons Hotel Macao, të gjitha të vendosura përgjatë Rripit Cotai, tregoi uebfaqja e kompanisë.
Në hotelet e tjera mund të shihen kopje të monumenteve të famshme evropiane si Kulla Eifel dhe Kanali i Madh i Venecias. Theksi më i madh për vizitorët në The Londoner Macao është pa dyshim "Ekstravaganca argëtuese e ndryshimit të Gardës", sipas faqes së internetit të resortit. Ajo u prezantua të enjten mbrëma gjatë ceremonisë së hapjes.
Duke marrë referencë nga ceremonia e Ndryshimit të Gardës që ndodh në Pallatin Buckingham, performanca në resort do të zhvillohet gjashtë ditë në javë dhe do të përfshijë mbi 20 kërcimtarë dhe muzikantë.
Vizitorët mund të shijojnë gjithashtu Londrën duke shijuar një çaj pasdite të frymëzuar nga Alice in Wonderland, ose të hipin në taksinë klasike të zezë për një përvojë virtuale ku Beckham kalon me makinë nëpër pikat e tij të preferuara në qytet.
Kur dikush mendon për Makaon, mendimi i parë është shpesh bixhozi në kazino. Por qyteti është transformuar përtej kësaj, dhe tani ofron një përvojë të ndryshme për çdo vizitor. 20 vjet më parë, njerëzit në Hong Kong nuk mund ta imagjinonin se Makao mund të kishte shitje me pakicë, restorante, banja, konventa dhe hotele.
Operatorët e kazinosë dhanë koncesionet ranë dakord të investojnë kolektivisht rreth 15 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, për të ndihmuar Makaon të diversifikojë mbështetjen e saj nga lojërat e fatit dhe të nxisë turizmin ndërkombëtar.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Spanja, paga minimale e tetë më e lartë në Evropë – Arrin në 1,167 euro në vitin 2022, 65% më e lartë se në vitin 2016
Paga minimale në Spanjë ishte 1,167 euro në vitin 2022, duke përfshirë pjesën proporcionale të pagesave suplementare, 65% më e lartë se në vitin 2016, sipas......

SHBA miraton testimet e “Neuralink” të Musk - Teknologjia që lejon trurin të lidhet me kompjuterin
‘Neuralink’ ka njoftuar se ka marrë miratimin nga rregullatorët amerikanë për të testuar implantet e saj të trurit, tek njerëzit. Start-up i Elon Musk tha se......

Kompanitë gjermane joshin me rritje page - Përpjekje për të ndaluar largimin e forcës punëtore dhe grevat
Kompania gjermane e hekurudhave Deutsche Bahn po iu ofrojnë rritje page punonjësve, në përpjekje për të parandaluar greva të reja, sipas raportimeve të......

Brexit lë ende pasoja në Britani - Përgjegjës për 1/3 e rritjes së çmimeve të ushqimeve
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian është përgjegjës për rreth një të tretën e rritjes së faturave të ushqimeve që nga viti 2019, ekuivalente me rreth......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Dollari amerikan blihet këtë të premte me 102.7 lekë dhe shitet me 103.6 lekë duke e mbyllur këtë periudhë në kuota të qëndrueshme dhe me një rritje konstante......

Projekti më i ri i Open AI - Sam Altman mbledh 115 milionë dollarë për “Worldcoin Crypto”
Shefi Ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman ka mbledhur 115 milionë dollarë në një raund financimi të Serisë C të drejtuar nga Blockchain Capital për një projekt......

Automjetet “Euro 7”, kostot tejkalojnë përfitimet - Pasojat negative për sektorin deri në 10 herë më të larta
Industria europiane e automjeteve është e përkushtuar për të reduktuar emetimet. Megjithatë, propozimi ‘Euro 7’ i formuluar nga Komisioni Europian nuk duket të......

Nafta humb rreth 2 dollarë të enjten - Mesazhe konfliktuale mes Rusisë dhe Arabisë Saudite mbi prodhimin
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara në sesionin e kaluar. Çmimet po gjenden nën presion nga......