Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards - Fituesit e çmimeve janë nga “Inovacioni” deri në “Gratë në Biznes”!

Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kompanitë ishin klientë të bankës dhe fituesit u përzgjodhën sipas kategorive inovacion, turizëm, agrobiznes, gra në biznes etj.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të Intesa SaNpaolo Bank Albania Awards. Ky është edicioni i parë i një iniciative të prezantuar nga banka Intesa Sanpaolo e cila përkon me 15-vjetorin e bankës në Shqipëri.
Kompanitë, klientë të bankës Intesa Sanpaolo Bank Albania, ishin përzgjedhur dhe nominuar sipas kategorive: Inovacion, Turizëm, Agrobiznes, Gra në biznes, ESG dhe rezultatet më të mira financiare. Në secilën kategori u përzgjodh një kompani fituese nga një juri e veçantë. Dhe kompanitë fituese janë sa më poshtë. Në kategorinë:
BEST INNOVATION AWARD
“Sëbashku me Jetën”
KA Trading shpk
BEST TOURISM AWARD
“Elite Bay Hotel”
(E & F Construction)
FITUES ÇMIMI AGROBIZNES
“Shija e Natyres” Argent Daci PF
BEST “Women in Business” AWARD
“Blerina Diet” Blerina Troci PF
FITUES CMIMI ESG
AD Pascucci Shpk
REZULTATET ME TE MIRA FINANCIARE:
Jon & AR Shpk (Biznes i Vogel)
Grimer Shpk (Nderrmarrje te mesme dhe te vogla)
Pjesëmarrës në ceremonine e ndarjes se cmimeve ishin të gjitha kompanitë e nomiuara, përfaqësues të larte te divizionit te bankave filiale nderkombetare te grupit intesa sanpaolo, anëtarë të jurisë, përfaqësues të ambasadës italiane, dhomave së tregtisë dhe menaxhimi i lartë i bankës.
Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards ka si qellim krijimin e një platforme prezantuese për kompanitë lokale te cilat operojne ne fusha te rendesishme te zhvillimit te vendit. Me tej kjo iniciative synon te prezantoje ne publikun e gjere bizneset e susksesshme shqiptare dhe ti mbeshtese ato per tu zhvilluar me tej me zgjidhje financiare qe i pershtaten nevojave te tyre.
ALESSANDRO D’ORIA, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania: “Kjo iniciative synon të vlerësoJë përpjekjet e të gjitha kompanive të nominuara për të shërbyer si nxitës të rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë lokale. Ne jemi shumë të privilegjuar që ju keni zgjedhur Bankën tonë si partnerin tuaj financiar të biznesit. Falenderoj të gjithë anëtarët e jurisë dhe të gjitha kompanitë e nominuara për pjesëmarrjen e tyre në këtë edicion të parë dhe pres t'i shoh në listën e fituesve vitin e ardhshëm.”
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

“Tirana 360 gradë” - Civici: Zonat rurale të kryeqytetit duhet të kthehen në një “Lushnje të dytë”
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi Tiranën dhe njësitë e saj duke u ndaluar te specifikat e secilës bazuar në tregues të ndryshëm......

Formula e re e vlerës për kompensimin e pronave - Qeveria përcakton procedurën e trajtimit dosjeve për pronarët
Qeveria përcakton procedurën që ndiqet për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare për kompensimin e pronës. Sipas vendimit të miratuar së......

BE zgjat pezullimin e tarifave dhe kufizimeve të Ukrainës, Zelenskiy zotohet ta bëjë atë të përhershëm!
Bashkimi Europian ra dakord të pezullojë kufizimet në importet nga Ukraina për një vit të mëtejshëm, pasi shmangi një ndalim importi të vendosur nga disa vende......

Lira turke arrin nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit përpara balotazhit zgjedhor të së dielës!
Lira turke u dobësua në një rekord të ulët prej 20 kundrejt dollarit të premten, përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të kësaj fundjave, i cili do të......

A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin? – Po dhe shëndeti juaj rrezikohet nëse nuk ndaleni!
Mjekët, gjyqtarët, pilotët… Procesi i vendimmarrjes së atyre që ushtrojnë profesione shumë të vështira për shumë orë radhazi mund të rrezikohet nëse truri nuk......

15 shtetet me më shumë miliarder në botë - Amerika e Veriut zë vendin e parë
Bota është shtëpia e shumë miliarderëve, por a e dini se shumica e kësaj pasurie jeton në vetëm 15 vende? Në janar, Visual Capitalist hartoi popullsinë......

Konsumatorët britanikë shpenzojnë më shumë - Regjistrohet rritje pavarësisht inflacionit të lartë në vend
Shitjet me pakicë në Britani u rritën me më shumë se sa pritej muajin e kaluar dhe vëllimet gjatë tre muajve deri në prill u rritën më së shumti që nga mesi i......

Start up turk “Insider” vlerësohet 2 miliardë dollarë - Platforma e marketingut mundësohet nga inteligjenca artificiale
Turqia duket se po hyn në garën e inteligjencës artificiale, pasi një platformë marketingu me bazë në Stamboll është vlerësuar në 2 miliardë dollarë në mes të......