Vijon “boom-i” i pagesave me kartë - Rriten me 18.6% në tremujorin e parë, 860 milionë euro transaksione

Në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Bankës së Shqipërisë janë kryer rreth 8.5 milionë transaksione me karta bankare, nga rreth 7.3 milionë të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se në harkun e një viti numri i transaksioneve më kartë është rritur me plot 16.2%. Rritjen më të madhe e regjistrojnë transaksionet nepërmjet terminaleve POS, pra pagesa me kartë bankare në momentin që blen një mall apo merr një shërbim. Në vetëm tre muajt e parë të vitit janë kryer 3 milionë pagesa të tilla, nga rreth 2.3 milionë të së njëjtës periudhë të një viti më parë, pra në rritje me 34.8% krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2022. Edhe tërheqjet nëpër ATM janë regjistruar në rritje, pranë rreth 5 milionë veprimeve në tre muaj, nga 4.7 milionë të së njëjtës periudhë të një viti më parë, në rritje me 7.6% në terma vjetorë. Këto të dhëna i referohen vetëm numrit të transaksionve, pra numrit të veprimeve që janë kryer me karta bankare gjatë periudhës Janar-Mars të këtij viti.
Po nëse analizën e zhvendosim të shifrat në vlerë? Edhe këtu kemi të bëjmë me një rritje të ndjeshme. Rreth 8.5 milionë transaksionet e kryera me kartë bankare gjatë tremujorit të parë të vitit përkthehen në 96 miliardë lekë, ose diçka më shumë se 860 milionë euro. Në terma vjetorë, rritja nominale përkthehet në plot 18.6%. Pra, në vlerë janë rritur më shumë se në numër transaksionet me kartë, çka do të thotë se për çdo tërheqje apo pagesë, është rritur vlera e transaksionit. Sa i përket tërheqjeve nëpër terminalet ATM gjatë tremujorit të parë të vtit, shifrat flasin për 73 miliardë lekë, ose rreth 660 milionë euro, në rritje me 15.3% krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2022, kur shifrat flisnin për rreth 64 miliardë lekë, ose 570 milionë euro. Pra, në tre muajt e parë të këtij viti në terminalet ATM janë tërhequr rretj 90 milionë euro më shumë nga qytetarët, krahasuar me periudhën janar-mars të vitit të kaluar. Kjo rritje duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e inflacionit, pra rritjes së çmimeve. Sa i përket terminaleve POS, ku kryhen pagesat me kartë, rritja vjetore regjistrohet pranë plot 32.9%.
Shifrat sinjalizojnë se trendi i zhvendosjes nga paraja fizike po vijon me ritme të larta edhe këtë vit. Kujtojmë se gjatë dy viteve të kaluara, transaksionet me lartë në numër dhe në vlerë janë rritur me ritme dyshifrore. Në numër, rritja fiksohet pranë 19.6% gjatë vitit 2022 në total, dhe pranë 21.8% në vitin 2021. Sa i përket transaksioneve në vlerë rritje fiksohet në 16% për vitin 2022 dhe 19.7% për vitin 2021. Statistikat e tremujorit të parë të vitit konfirmojnë kështu se tendenca po vijon me ritme të njëjta.
Banka e Shqipërisë vlerëson se përdorimi i parasë fizike ka një kosto të konsiderueshme në ekonomi, e cila llogaritet rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Zhvendosja drejt parasë virtuale, në linjë me politikën për uljen e kostove dhe përparimit teknologjik, përtej politikave në teori, tashmë po shihet edhe në praktikë, sinjalizojnë shifrat zyrtare.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

BQE: Nuk ka shqetësime mbi inflacionin bazë
Rënia e çmimeve të energjisë do të ulë inflacionin themelor në zonën e euros dhe rritja e shpejtë e pagave nuk po ushtron presion të panevojshëm mbi çmimet,......

Franca konfirmon vaksinimin kundër gripit të shpendëve pas testeve pozitive!
Franca konfirmoi qëllimin e saj për të nisur një program vaksinimi kundër gripit të shpendëve në vjeshtë, pasi rezultatet nga një seri testesh mbi vaksinimin e......

“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 116 mln lekë
Gjatë vitit 2022 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të......

Kina konkurron Airbus dhe Boeing - Të dielën fluturon avioni i saj i parë tregtar
China Eastern Airlines, klienti i parë i avionit vendas kinez C919, do të nisë fluturimin e parë tregtar këtë të dielë. Aeroplani C919 do të ngrihet në orën......

Ligjet absurde: Gjëra të habitshme që janë të paligjshme në mbarë botën
Ligjet e çuditshme hapin rrugën e tyre në kulturë, zakonisht nga ekzagjerime ose keqinterpretime. Megjithatë, ndonjëherë këto ligje të çuditshme janë reale dhe......

Ndryshon ligji i pronave - Kthim fizik tek pronarët, ose kompensim
Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin e pronave duke vendosur kthimin e pronave pa kufizim të gjithë ish-pronarëve që i janë konfiskuar nga shteti si dhe......

Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards - Fituesit e çmimeve janë nga “Inovacioni” deri në “Gratë në Biznes”!
Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kompanitë ishin klientë të bankës dhe fituesit u përzgjodhën sipas kategorive......

“Tirana 360 gradë” - Civici: Zonat rurale të kryeqytetit duhet të kthehen në një “Lushnje të dytë”
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi Tiranën dhe njësitë e saj duke u ndaluar te specifikat e secilës bazuar në tregues të ndryshëm......