Krifca: Eksportet bujqësore vijojnë trendin në rritje këto 4 muaj!

Eksportet e bujqësisë shqiptare po vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj të parë të vitit sipas ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila bëri të ditur gjithashtu se ato u rritën konkretisht me 5.3% në sasi dhe 12,1% në vlerë.
Sipas njoftimit në totalin e eksporteve bujqësore kryeson grupi i perimeve të freskëta të serrave, ku Shqipëria është e avantazhuar nga prodhimi më i hershëm për shkak të klimës së ngrohtë dhe gjithashtu vendi ynë është një nga eksportuesit më të mëdhenj të domates në Europë.
Bazuar mbi njoftimit për media ndër produktet kryesore të eksportuara janë gjithashtu; kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi, drufrutorëve ku kryeson molla etj., për të vijuar me bimët mjekësore dhe prodhimet e agropërpunimit, ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës.
Ministrja vuri në dukje se rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga investimet në rritje, në pikat e grumbullimit në magazina frigoriferike, kapacitetet negociuese dhe në të gjithë zinxhirët e eksportit.
Krifca u shpreh se “trendi në rritje i eksportit të perimeve tregon që zbatimi i standardeve të larta të prodhimit dhe përpunimit të produkteve nuk duhet të konsiderohet më si një dëshirë apo një detyrë fakultative për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, por një detyrë primare zbatimi i së cilës ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, me kërkesën e konsumatorëve dhe të klientëve potencialë, me ruajtjen dhe forcimin e pozitave në tregjet e eksportit”.
“Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet me bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone. Gjeografia e eksporteve bujqësore shqiptare është shtrirë në 78 shtete të botës”, shkruhet në njoftim.
Duke iu referuar statistikave, ministrja Krifca theksoi se, “eksportet bujqësore shqiptare, kanë përshpejtuar trendin e rritjes në sasi dhe në vlerë, duke shënuar rekord për prodhimin shqiptar”.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kredi e shpejtë e pa dokumente. Vjen bashkëpunimi i ri mes liderëve të industrisë fintech Kredo Finance dhe Easy Pay
Një zhvillim tjetër i ri, që premton të zgjerojë mundësinë e kreditimit të shpejtë dhe pa dokumenta, është krijuar midis dy liderëve të industrisë fintech-......

Energjia diellore, shifra “modeste” - 3-mujori / Vetëm 0.6% e energjisë totale u prodhua nga centralet fotovoltaike
Të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore, teksa për 3 – mujorin e parë të këtij viti......

Biznesi ul kreditë për kapital qarkullues - Financimi nga bankat u tkurr gjatë 2023 dhe norma vjetore e rritjes u ngadalësua
Muajt e parë të këtij viti kanë përforcuar tendencën e biznesit për t’ju drejtuar kredive të vogla bankare për kapital qarkullues apo nevoja likuiditeti.......

Shqipëria në listë: 163 vendet me normat më të larta të duhan-pirjes!
Normat e pirjes së duhanit i referohen prevalencës së individëve që pinë produkte të duhanit brenda një popullate të caktuar. Është një metrikë e rëndësishme......

123 vendet më të mira për të parë perëndimin e diellit – Kështjella që e fut Shqipërinë në listë!
Ekipi i përmbajtjes së Morning Life përdori Tripadvisor për të mbledhur të dhëna për vendet më të mira për të parë një perëndim të diellit duke përdorur fjalën......

Vendet që kontribuojnë më shumë me trupa paqeruajtës të OKB-së! – Ku renditet Shqipëria?
Paqeruajtësit e OKB-së, emri zyrtar i të cilëve është Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë......

100 plazhet më të mira në botë për vitin 2023 – Cili vend e ka futur Shqipërinë në top 30?!
Plazhet janë ndër vendet më të njohura turistike në mbarë botën. Ka shumë plazhe të bukura për të zgjedhur, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një strehë të......

Kompania e parë në bursë, shembull për shtetin e privatët - Zgjerimi i tregjeve të kapitalit, rol të dorës së parë në stabilizimin e sektorit financiar
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, theksoi në tryezën për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, organizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, se Bursa......