Energjia diellore, shifra “modeste” - 3-mujori / Vetëm 0.6% e energjisë totale u prodhua nga centralet fotovoltaike

Të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore, teksa për 3 – mujorin e parë të këtij viti sasia e prodhuar nga impiantet fotovoltaike arriti në 0.6% të totalit.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë është shënuar një rritje e lehtë, duke qenë se për 3-mujorin e parë të vitit 2022 sasia e gjeneruar nga këto centrale përbënte 0.45% të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshon prej vitesh, duke mbetur në 11, teksa kapaciteti total i instaluar është 23 MW, duke përfshirë edhe Kompaninë e Ujësjellës - Kanalizimeve Korçë, që prodhon energji për qëllime autokonsumatore.
Gjithsesi, gjatë vitit të fundit është rritur numri I licencimeve nga ana e Entit Rregullator të Energjisë, duke sugjeruar se pas ndërtimit të tyre këto impiante do të hyjnë në prodhim. Shifrat e 3-mujorit të parë tregojnë se në total nga centralet diellore u sigurua 16.515 mWh energji.
Ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi, vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësirash pasohet me fatura tejet të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Biznesi ul kreditë për kapital qarkullues - Financimi nga bankat u tkurr gjatë 2023 dhe norma vjetore e rritjes u ngadalësua
Muajt e parë të këtij viti kanë përforcuar tendencën e biznesit për t’ju drejtuar kredive të vogla bankare për kapital qarkullues apo nevoja likuiditeti.......

Shqipëria në listë: 163 vendet me normat më të larta të duhan-pirjes!
Normat e pirjes së duhanit i referohen prevalencës së individëve që pinë produkte të duhanit brenda një popullate të caktuar. Është një metrikë e rëndësishme......

123 vendet më të mira për të parë perëndimin e diellit – Kështjella që e fut Shqipërinë në listë!
Ekipi i përmbajtjes së Morning Life përdori Tripadvisor për të mbledhur të dhëna për vendet më të mira për të parë një perëndim të diellit duke përdorur fjalën......

Vendet që kontribuojnë më shumë me trupa paqeruajtës të OKB-së! – Ku renditet Shqipëria?
Paqeruajtësit e OKB-së, emri zyrtar i të cilëve është Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë......

100 plazhet më të mira në botë për vitin 2023 – Cili vend e ka futur Shqipërinë në top 30?!
Plazhet janë ndër vendet më të njohura turistike në mbarë botën. Ka shumë plazhe të bukura për të zgjedhur, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një strehë të......

Kompania e parë në bursë, shembull për shtetin e privatët - Zgjerimi i tregjeve të kapitalit, rol të dorës së parë në stabilizimin e sektorit financiar
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, theksoi në tryezën për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, organizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, se Bursa......

“Momenti për zgjerimin e tregjeve të kapitalit” - Kreu i AMF: Ligjet e reja zgjeruan alternativat e investimit, ndërlidhjen me tregjet globale
Gjatë një Tryeze për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, Kreu i AMF Ervin Mete ka renditur objektivat kryesore në këtë drejtim, që janë rritja e pjesëmarrjes......

Matja vjetore për vetëprodhuesit e energjisë - Panelet diellore/2 muaj pas miratimit të ligjit, skema e shumëkërkuar s’mund të aplikohet
Matja vjetore për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nuk mund të aplikohet ende, pavarësisht se ndryshimet ligjore kanë 2 muaj që janë miratuar nga......