Bota Postuar më 29 Maj 2023, 09:53

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Biden dhe McCarthy arrijnë marrëveshje për borxhin, dërgohet në Kongres

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Biden dhe

Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndruehsmëri, pasi të dhënat pozitive të publikuara në SHBA kanë rritur mundësitë që Rezerva Federale të vijojë me politikën monetare shtrënguese. Edhe lajmet se ligjvënësit në Shtetet e bashkuara kanë arritur një marrëveshje për tavanin e borxhit ka shtuar oreksin e investitorëve për asete me risk. Të dhënat e publikuara të premten treguan se shpenzimet konsumatore në SHBA u rritën më shumë se parashikimet e tregjeve gjatë prillit.

Euro po këmbehet më rreth 1.0730 dollarë, ndërsa paundi po këmbehet më rreth 1.2340 dollarë. Analistët vlerësojnë 68% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë përqindje, normën bazë të interesit në takimin e qershorit, nga rreth 17% javën e kaluar. Gjatë fundjavës, presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se ka arritur një marrëveshje me spikerin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, për të rritur tavanin e borxhit, prej 31.4 trilionë dollarë.

Biden deklaroi të dielën se marrëveshja është gati për tu dërguar për votim në Kongres. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm dhe po tregtohet në rreth 28 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat