Erdogan, në pushtet më gjatë se Ataturk - Sfida kryesore e pesëvjeçarit të ri mbetet ajo ekonomike

Nuk ishte një plebishit. Përkundrazi. Por, Recep Tayyip Erdogan do të jetë ende president i Turqisë edhe për pesë vite të tjera. Kreu i shtetit, 69 vjec, u rikonfirmua me 52.1% të votave kundrejt 47.9% të rivalit të tij Kemal Kiliçdaroğlu, 74 vjeç, në linjë me shifrat që parashikonin sondazhet.
Erdogan konfirmohet në këtë mënyrë si burrështetasi më jetëgjatë në historinë e republikës turke. Është mandati i tij i tretë si president – nga 2003 deri në 2014 ka qenë kryeministër, kur Turqia ishte ende një republikë parlamentare. As Kemal Ataturk, themeluesi i saj, nuk e ka drejtuar vendin për një periudhë kaq të gjatë.
Fitorja e Erdogan merr një vlerë simbolike kryesisht sepse ndodh në vitin kur festohet dhe 100-vjetori i themelimit të republikës, si dhe tregon se pjesa më e qëndrueshme e elektoratit të tij, rikonfirmoi presidentin pavarësisht krizës së rëndë ekonomike që godet vendin prej katër vitesh, ushqyer nga një inflacion në ngritje të vazhdueshme që po zhduk fuqinë blerëse të familjeve.
Por gjithashtu hedh hije dhe për atë që do të ndodhë pas zgjedhjeve, kur të gjitha nyjet – dhe ato ekonomike – do të duhet të zgjidhen. Një pjesë e votuesve që zgjodhën sërish Erdogan, i japin atij meritën për rritjen e ekonomisë dhe se ka nxjerrë nga varfëria miliona turq. Pra, e falenderojnë për të kaluarën. Ata shprehen të bindur se në 20 vitet e fundit janë pasuruar më shumë falë Erdogan, pasi është rritur mirëqënia kolektive dhe ajo shpirtërore. Pavarësisht vështirësive aktuale, ata shprehen se gjërat do të shkojnë më mirë në të ardhmen.
Është e sigurtë se gjatë qeverisjes së tij Erdogan ka këmbëngulur për rritje ekonomike me çdo çmim, pa e “vrarë mendjen” shumë për efektet anësore.
PBB-ja për frymë ka shkuar nga rreth 3600 dollarë në vitin 2003, kur ai u bë kryeministër, në mbi 10 mijë dhjetë vjet më vonë. Megjithatë, fatura për të paguar ishte shumë e kripur. Inflacioni u rrit në 84.5% vjeshtën e kaluar, përpara se të binte në 45% në javët e fundit. Lira ka pësuar një zhvlerësim të madh kundrejt dollarit në katër vitet e fundit. Financat publike janë përkeqësuar në mënyrë alarmante.
Megjithatë, ajo e Erdoganit ishte një fitore e parashikuar dhe jo një triumf. Kiliçdaroğlu, kreu i Partisë Republikane, ka ngushëllimin se ka qenë i vetmi sfidues që e detyroi Erdoganin në balotazh.
Edhe këtë herë, votuesit turq megjithatë kanë dhënë një dëshmi të madhe të demokracisë. Pjesëmarrja ka kaluar 85%, pak më poshtë nga rekordi i arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kur ishte afër 90%, por ende shumë i lartë.
Përtej entusiazmit për fitoren, fillimi i dekadës së tretë në pushtet nuk do të jetë i thjeshtë apo i lehtë. Fitorja e Erdoganit i ngjan një fitoreje të Pirros, theksojnë rivalët e tij. Ai do të duhet të qeverisë duke menaxhuar një krizë ekonomike dhe financiare që ka të ngjarë të përkeqësohet.
Për të nxjerrë Turqinë nga kriza, Erdogan e di mirë se besimi i tregjeve dhe investitorëve ndërkombëtarë është shumë i rëndësishëm. Politika e tij monetare jo ortodokse – ulja e normave të interesit për të luftuar inflacionin – dështoi, duke çuar në një zhvlerësim të rëndë të lirës. Nëse është konsistent me atë që ka thënë gjatë fushatës elektorale, pra se dëshiron të mbajë normat e ulëta të interesit, vështirë se do të fitojë besimin e atyre që nuk kishin rënë dakord më parë. Në një kontekst të këtij lloji, flukset e domosdoshme të kapitalit të huaj, në valutë të fortë, rrezikojnë të vijnë me vonesë dhe me “pikatore”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Qeveria britanike, “çmim tavan” për ushqimet - Supermarketeve do iu kërkohet një kufi për produktet bazë
Qeveria britanike po merr në konsideratë vendimin për të detyruar shitësit me pakicë të kufizojnë çmimet e artikujve ushqimorë bazë si buka dhe qumështi, pasi......

Lira e Turqisë bie në një nivel të ulët rekord pas rizgjedhjes së Erdogan!
Lira turke u ul në një rekord të ulët të hënën pasi presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan siguroi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, duke......

Tregu valutor ‘zgjohet’ me të kuqe! Rënie e përgjithshme e monedha kryesore
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rënie teksa në raport me javën e shkuar është blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë sipas......

Intesa Sanpaolo Bank Albania paraqet fituesit e edicionit të parë “Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards”
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo ka kënaqësinë të paraqesë fituesit e Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards: Çmimi ESG – AD......

Nafta mbështetet nga marrëveshja për borxhin - Demokratët dhe Republikanët pritet ta votojnë marrëveshjen në Kongres
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak se liderët në SHBA kanë arritur një marrëveshje për tavanin e borxhit, duke shmangur......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Biden dhe McCarthy arrijnë marrëveshje për borxhin, dërgohet në Kongres
Tregu monetar e ka nisur këtë javë në qëndruehsmëri, pasi të dhënat pozitive të publikuara në SHBA kanë rritur mundësitë që Rezerva Federale të vijojë me......

Krifca: Eksportet bujqësore vijojnë trendin në rritje këto 4 muaj!
Eksportet e bujqësisë shqiptare po vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj të parë të vitit sipas ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e......

Kredi e shpejtë e pa dokumente. Vjen bashkëpunimi i ri mes liderëve të industrisë fintech Kredo Finance dhe Easy Pay
Një zhvillim tjetër i ri, që premton të zgjerojë mundësinë e kreditimit të shpejtë dhe pa dokumenta, është krijuar midis dy liderëve të industrisë fintech-......