Europa Postuar më 29 Maj 2023, 10:55

Qeveria britanike, “çmim tavan” për ushqimet - Supermarketeve do iu kërkohet një kufi për produktet bazë

Nga SCAN TV
Qeveria britanike, “çmim tavan” për ushqimet -

Qeveria britanike po merr në konsideratë vendimin për të detyruar shitësit me pakicë të kufizojnë çmimet e artikujve ushqimorë bazë si buka dhe qumështi, pasi kostoja e këtyre artikujve thelbësorë vazhdoi të rritet me dy shifra.

Zyra e kryeministrit Rishi Sunak është në bisedime me supermarketet për një marrëveshje të ngjashme me atë në Francë, ku shitësit e mëdhenj paguajnë "shumën më të ulët të mundshme".

Autoritetet britanike shprehen se qeveria po punon në mënyrë konstruktive me supermarketet për mënyrën se si adresohen shqetësimet reale rreth inflacionit të ushqimit dhe kostos së jetesës dhe duke e bërë këtë në një mënyrë që është gjithashtu shumë e vëmendshme ndaj ndikimit te furnitorët.

Britania ka normën më të lartë të inflacionit të ushqimeve në Europën Perëndimore, me çmime më të larta se 19% gjatë vitit të kaluar, ecuria më e keqe që nga viti 1970. Buxhetet e familjeve janë tendosur gjithashtu nga rritja e çmimeve të energjisë, të nxitura pjesërisht nga lufta në Ukrainë.

Supermarketet e mëdha si Tesco dhe Sainsbury's kanë njoftuar ulje të çmimeve në disa artikuj ushqimorë në javët e fundit.

Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë - BRC, i cili përfaqëson të gjitha supermarketet kryesore, fajësoi rregulloren e re të qeverisë për shumë nga kostot dhe i kërkoi asaj në një deklaratë që të thjeshtojë rregullat në vend që të rikrijojë kontrollet e çmimeve të stilit të viteve 1970.

Sipas tyre kjo nismë nuk do të sjellë asnjë ndryshim në çmimet. Çmimet e larta të ushqimeve janë rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së kostos së energjisë, transportit dhe punës, si dhe çmimet më të larta për të cilat kanë paguar prodhuesit e ushqimeve dhe fermerët.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat