Bota Postuar më 29 Maj 2023, 10:59

JP Morgan zhvillon ChatGPT e tij - Do të japë këshilla rreth investimeve

Nga SCAN TV
JP Morgan zhvillon ChatGPT e tij - Do të japë këshilla rreth

Meqenëse flitet për ndikimet e inteligjencës artificiale gjeneruese në botën e punës, sektori i konsulencës duket të jetë ndër ata që mund të preken më shumë. Dhe sigurisht lajmet më të fundit në lidhje me JP Morgan janë në këtë drejtim. Në fakt, banka amerikane e investimeve po punon në zhvillimin e një chatbot inteligjent - në vazhdën e tashmë të famshmes  ChatGPT - që mund të ndihmojë investitorët për operacionet në tregje.

Lajmi u konfirmua pas një deklarate nga vetë JP Morgan, e cila regjistroi patentën për IndexGPT. Platforma do të përdorë "softuerin kompjuterik cloud të bazuar në inteligjencën artificiale" për të "analizuar dhe përzgjedhur letrat me vlerë të përshtatura për nevojat e klientëve".

Një shenjë mjaft e qartë se sa e përhapur është tani tendenca e inteligjencës artificiale gjeneruese. ChatGPT, aktualisht ka ndezur një garë të fortë midis gjigantëve të teknologjisë dhe prodhuesve të çipave mbi atë që shihet si inovacioni më i madh që nga ardhja e internetit. Por pasojat për financat nuk janë dytësore:  disa banka si Goldman Sachs dhe Morgan Stanley kanë filluar tashmë të përdorin chatbotin OpenAI për përdorime të brendshme, për shembull për të ndihmuar inxhinierët të krijojnë kodin, ose për t'iu përgjigjur pyetjeve nga këshilltarët financiarë.

Por JP Morgan mund të jetë grupi i parë bankar që do ta përdorë për qëllime thjesht financiare. Gjigandi i Madison Avenue duhet të lançojë IndexGPT brenda rreth tre viteve për të siguruar pronësinë e markës, me 1500 inxhinierë që tashmë punojnë në zhvillim e tij. Kjo konsiderohet një shenjë e qartë paralajmëruese për këshilltarët financiarë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat