Sa vite pension gëzon një shqiptar? - Rreth 14.3 vite. Poshtë mesatares së BE-së, por mbi vendet e rajonit

“Scan Intel” nisur nga të dhënat mbi jetëgjatësinë e pritur në lindje, referuar “Agjencisë Europiane të Statistikave”, kryqëzuar me të dhënat e moshës së daljes në pension, ka përllogaritur se sa vite përfiton ose gëzon pension një qytetar i Shqipërisë, por edhe i Europës që nga momenti i daljes në pension e deri në fund të jetës së tij. Në studim janë marrë vendet e Europës, përfshirë vendet e rajonit, ndërkohë që të dhënat i referohen vitit 2020.
Siç e kemi theksuar edhe në analizat e mëparshme të “Scan Intel” Shqipëria për vitin 2020 ka regjistruar nivel të jetëgjatësisë poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Referuar kësaj periudhe ky tregues në Shqipëri rezulton në 77.4 vite, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2020 është 80.4 vite.
Referuar të dhënave nga “OECD” vendi i cili ka moshën më të lartë të daljes në pesion është Norvegjia dhe Islanda me një moshë rreth 67 vjeç secili, pasuar nga Holanda dhe Irlanda me 66.3 vjeç dhe 66 vjeç përkatësisht. Mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në 63.9 vjeç, ndërkohë që Shqipëria pozicionohet poshtë mesatares me moshë të daljes në pension, sipas INSTAT, deri në 63.1 vjeç, referuar vitit 2020.
Nëse do të flisnim për rajonin shifrat tregojnë se vendi me moshën më të lartë të daljes në pension është Bosnje Heregovina me 65 vjeç. I dyti në rajon renditet Mali i Zi me 64 vjeç, pasuar nga Shqipëria në vend të tretë. Ndjek Serbia dhe Maqedonia e Veriut me moshë deri në 63 vjeç secili. Ndër vendet me moshën me të ulët të daljes në pension mund të përmendim Greqinë dhe Italinë me 62 vjeç secili.
Nisur nga indikatorët e përmendur më sipër mund të llogarisim se sa është diferenca mes jetëgjatësisë mesatare dhe moshës së daljes në pension sipas vendeve të Europës. Nga shifrat dalim në përfundimin se në Shqipëri një person që nga dalja në pension e deri në fund te jetës së tij përfiton mesatarisht rreth 14,3 vite pension. Ky tregues na rendit poshtë mesatares së Bashkimit Europian e cila vlerësohet në 16.5 vite.
Vendi ku pesionistët përfitojnë më shumë vite pension është Italia, e cila ishte edhe ndër vendet me moshën më të ulët të daljes në pension. Një pensionist në Itali gëzon rreth 20.3 vite pension, pasuar nga Luksemburgu me 20.2 vite.
Nëse do të analzionim të dhënat vetëm për vendet e rajonit shohim se renditen ndër të fundit mes vendeve të Europës me më pak vite. Shqipëria renditet e para në rajon, ndërkohë një pensionit në Malin e Zi gëzon 11.9 vite pension, pasuar nga Serbia me 11.5 vite, Maqedonia e Veriut me 11.4 vite dhe Bosnje Hercegovina me 11.2 vite.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

“Kompensimi i pronave, brenda vitit 2026” - Drejtori i ATP, Geraldo Durdaj: Kemi rreth 8 mijë dosje për njohje pronësie
Brenda vitit 2024, Agjencia e Trajtimit të pronave duhet të japë vendim për njohjen ose jo të pronësisë së tokës për rreth 8 mijë dosje. Pas vendimit të......

Dy kompani celulare, Konkurrenca: Nuk e donim, por të detyruar - Biba: Reduktimi i operatorëve, trend global. Shkak kostot shumë të larta të investimeve
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ka paraqitur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë raportin e punës së institucionit për vitin e shkuar. Ai......

Çmimet e energjisë diellore dhe të erës - Blerja nga shteti, Enti Rregullator nis procedurat për rishikimin e tarifave ekzistuese
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për përcaktimin e çmimeve të blerjes së energjisë nga impiantet e prodhimit të energjisë nga dielli dhe......

Talentet shqiptare në teknologji - Mbyllet Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards. 7 çmime në inovacion e sipërmarrje
ICTS media dhe ALB ICT mbyllën edicionin të 11-të të identifikimit, promovimit dhe shpërblimit përmes çmimeve, projektet më të mira në inovacion, teknologji......

Mbi 1.8 milionë depozita bankare, të siguruara - Kreu i ASD, Mamani: Sistemi i shëndetshëm, janë rritur fondet e kompensimit nga bankat
Kreu i Agjencia së Sigurimit të Depozitave Genc mamani e ka konsideruar të shëndetshme situatën e kuersimeve të shqupitarëve në sistemin bankar shqiptar. Ai......

Rrjeti i fermerëve të BE-së: Pesticidet mund të reduktohen pa ndikuar në fitime
Është e mundur të reduktohet përdorimi i pesticideve me metodat e Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve (IPM) duke siguruar që fermat të mbeten ekonomikisht......

Komisioni i BE pret që ligji i parë i AI në bllok të miratohet këtë vit- Pranon se rregullat e reja nuk do të hyjnë në fuqi deri në vitin 2025
Komisioni i BE pret marrëveshje në Bashkimin Evropian këtë vit për ligjin e parë të Inteligjencës Artificiale (AI), megjithëse pranon se rregullat e reja nuk......

Europa po përpiqet të zëvendësojë aeroplanët me trenat. Ja se si po shkon
Që kur lëvizja e "turpi i fluturimit" filloi të inkurajonte udhëtarët të kërkonin alternativa më të gjelbra për avionët reaktivë, shumë në Europë kanë kërkuar......