Aksion kundër piraterisë IPTV - Bllokohen 300 servera, të cilët vidhnin edhe kanalet e DigitAlb!
Në kuadër të procesit të veprimeve kundër piraterisë televizive, nga organet ligjzbatuese në Evropë, udhëhequr nga Interpol, së fundmi është ndërmarrë një fushatë gjigante bllokimi në shkallë të gjerë të kanaleve që piratohen nga operatorë ilegalë.
Falë këtij aksioni të Europol, në datën 24 Maj është bllokuar IPTV pirat më i madh në Evrope, duke bllokuar mbi 300 servera dhe janë arrestuar të gjithë personat përgjegjës. Nga ky operacion janë identifikuar edhe persona që kryejnë këtë lloj aktiviteti në Shqipëri por edhe në Ferizaj të Kosovës, Gostivar e Tetovë të Maqedonisë së Veriut etj.
Po kështu po kryhen edhe investigime të koordinuara edhe me autoritetet ligjzbatuese shqiptare për të ndaluar personat që kryejnë aktivitet të paligjshëm në shërbimet televizive dhe qe shesin sherbime pirate duke mashtruar konsumatorët dhe duke shkaktuar evasion fiskal dhe veprën e pastrimit të parave.
DigitAlb i është bashkuar këtij aksioni të Interpol, në koordinim dhe me AKEP dhe AMA, për të goditur çdo formë piraterie që cënon programin dhe interesin publik. Përmes metodave kibernetike, DigitAlb identifikon cdo sherbim pirat duke e denoncuar pranë organeve ligjzbatuese në Shqiperi. Shumë nga kanalet e televizive që piratoheshin, tashmë janë mbyllur dhe programi i tyre është i pamundur të ndiqet përmes këtyre platformave.
DigitAlb është angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër fenomenit të Piraterisë. Ndaj ju këshillon që çdo zgjedhje e gabuar përvecse është e dënueshme, do t'ju kushtonte financiarisht dhe nuk do të plotësonte kërkesat tuaja për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar. Për më tepër këto fenomene cënojnë edhe programin makroekonomik pasi janë taksa të munguara në buxhetin e shtetit.
Ndaj për të përfituar një program kualitativ, të sigurt dhe me standard, DigitAlb risjell në vëmendje t'i drejtoheni vetëm pikave zyrtare dhe të autorizuara kudo në Shqipëri, Kosovë e në Evropë, si dhe të vizitoni në çdo kohë faqen zyrtare www.digitalb.al, ku do të gjeni dhe ofertat më të favorshme edhe në platformën OTT përmes Aplikacionit DigitAlb.
SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD - Në fokus, tavani i borxhit në SHBA dhe takimi i OPEC+
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa në fokus të tregjeve është votimi i marrëveshjes për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA, që......

Blerje pa taksa për të huajt në Britani? - “Taksa turistike” po redukton të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar
Ekspertët paralajmërojnë se "taksa turistike" shumë e kritikuar në Britaninë e Madhe po bën që vizitorët e huaj të marrin më pak para’ kur janë në Mbretërinë e......

Dollari, i qëndrueshëm në nivelin më të lartë në 2 muaj - Në fokus të tregjeve votimi i tavanit të borxhit në kongresin amerikan
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare dhe po tregtohet në nivelin më të lartë......

Bursat europiane, në rënie - Fokusi te tavani i borxhit, disa republikanë kundërshtojnë marrëveshjen
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është te zhvillimet në SHBA, në lidhje me tavanin e borxhit. Indeksi......

Sa kushtojnë apartamentet në bregdetin e rajonit? - Nga Shqipëria, në Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi
Sa i përket Adriatikut, turistë nga rajoni më së shumti kërkojnë të blejnë prona të paluajtshme në Mal të Zi, por vitet e fundit ka një interes në rritje në......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi ndërsa monedha europiane bie sërish!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Ndryshojnë kriteret për programet e strehimit - Ligji i ri në Kuvend, debate për sipërfaqen që duhet të japin ndërtuesit
Ndryshimet në ligjin “Për strehimin social” parashikojnë që aplikues për programet e strehimt mund të jenë familjet, ku njëri nga partnerët nuk është më shumë......

Sa vite pension gëzon një shqiptar? - Rreth 14.3 vite. Poshtë mesatares së BE-së, por mbi vendet e rajonit
“Scan Intel” nisur nga të dhënat mbi jetëgjatësinë e pritur në lindje, referuar “Agjencisë Europiane të Statistikave”, kryqëzuar me të dhënat e moshës së......