Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD - Në fokus, tavani i borxhit në SHBA dhe takimi i OPEC+

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa në fokus të tregjeve është votimi i marrëveshjes për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA, që është konsumatori më i madh i karburanteve në botë. Gjithashtu, në fokus të tregjeve është edhe takimi i OPEC+, që zhvillohet më 4 qershor. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi.
Ndërkohë që marrëveshja e tavanit të borxhit ka nxitur blerjen e aktiveve me risk, prodhuesit kryesorë të naftës do të takohen më 4 qershor dhe është e paqartë nëse do të ulin sërish kuotat e prodhimit, për shkak të një rënie të përgjithshme të çmimeve, që nga mesi i prillit. Për më tepër, pritshmëritë janë që normat e interesit të SHBA të rriten më tej, duke ulur potencialisht rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht kërkesën për naftë.
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, gjatë fundjavës arritën një marrëveshje për të pezulluar tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarë dhe kufizimin e shpenzimeve qeveritare për dy vitet e ardhshme. Të dy liderët shprehën besimin se ligjvënësit demokratë dhe republikanë do të mbështesin marrëveshjen.
SCAN
Sondazh

Blerje pa taksa për të huajt në Britani? - “Taksa turistike” po redukton të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar
Ekspertët paralajmërojnë se "taksa turistike" shumë e kritikuar në Britaninë e Madhe po bën që vizitorët e huaj të marrin më pak para’ kur janë në Mbretërinë e......

Dollari, i qëndrueshëm në nivelin më të lartë në 2 muaj - Në fokus të tregjeve votimi i tavanit të borxhit në kongresin amerikan
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare dhe po tregtohet në nivelin më të lartë......

Bursat europiane, në rënie - Fokusi te tavani i borxhit, disa republikanë kundërshtojnë marrëveshjen
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është te zhvillimet në SHBA, në lidhje me tavanin e borxhit. Indeksi......

Sa kushtojnë apartamentet në bregdetin e rajonit? - Nga Shqipëria, në Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi
Sa i përket Adriatikut, turistë nga rajoni më së shumti kërkojnë të blejnë prona të paluajtshme në Mal të Zi, por vitet e fundit ka një interes në rritje në......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi ndërsa monedha europiane bie sërish!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Ndryshojnë kriteret për programet e strehimit - Ligji i ri në Kuvend, debate për sipërfaqen që duhet të japin ndërtuesit
Ndryshimet në ligjin “Për strehimin social” parashikojnë që aplikues për programet e strehimt mund të jenë familjet, ku njëri nga partnerët nuk është më shumë......

Sa vite pension gëzon një shqiptar? - Rreth 14.3 vite. Poshtë mesatares së BE-së, por mbi vendet e rajonit
“Scan Intel” nisur nga të dhënat mbi jetëgjatësinë e pritur në lindje, referuar “Agjencisë Europiane të Statistikave”, kryqëzuar me të dhënat e moshës së......

“Kompensimi i pronave, brenda vitit 2026” - Drejtori i ATP, Geraldo Durdaj: Kemi rreth 8 mijë dosje për njohje pronësie
Brenda vitit 2024, Agjencia e Trajtimit të pronave duhet të japë vendim për njohjen ose jo të pronësisë së tokës për rreth 8 mijë dosje. Pas vendimit të......