Shqipëria Postuar më 30 Maj 2023, 14:28

Ligji i ri i sigurimeve, dëmet u paguan më shpejt - Raporti i AMF për vitin 2022, aktivet neto të pensionve private arritën 5.7 mld lekë

Nga SCAN TV
Ligji i ri i sigurimeve, dëmet u paguan më shpejt - Raporti i AMF

Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete, prezantoi raportin e veprimtarisë së institucionit që ai drejton, duke pasqyruar zhvillimet kryesore të vitit të kaluar. Midis tjerave, Mete u ndal në ligjin e ri për sigurimet e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për sigurimet TPL, ka patur një përmirësim të ndjeshëm të situatës me Fondin e Kompensimit. Rezulton se për dëmet Fond Kompensimi, të ndodhura pas datës 1 korrik 2021, kur hyri në fuqi ligji i ri, asnjë çështje nuk është ankimuar në gjykatë. Gjithashtu, 87% e praktikave të dëmeve janë paguar me procedura më të përshpejtuara përmes siguruesit të drejtpërdrejtë, një nga risitë e ligjit, ku i dëmtuari në një aksident të shkaktuar nga një mjet i pasiguruar ose i paidentifikuar mund ta kërkojë dëmshpërblimin direkt te shoqëria e tij e sigurimit.

Ndërkaq, sipas raportit të AMF tregu i obligacioneve të emëtuara me ofertë private shënoi rritje të mëtejshme vitin që lamë pas, dhe se shuma e pashlyer e këtij instrumenti financiar arriti në rreth 14 miliardë lekë. Mete theksoi se rritje ka pësuar edhe tregu i fondeve të pensioneve privat.

“Tregu i fondeve të pensioneve private ka vijuar tendencën e tij në rritje, si në vlerën e aktiveve neto, ashtu edhe në numrin e anëtarëve. Në krahasim me vitin 2021, aktivet neto të këtij tregu në fund të vitit 2022 arritën në 5.7 miliardë lekë, me rritje prej 24.3%, ndërsa numri i anëtarëve është 36,518 dhe ka shënuar një rritje me rreth 8.8%. Pritshmëritë janë që ligji i ri, i cili pritet të miratohet nga Kuvendi, t’i japë një shtysë të mëtejshme zhvillimit të këtij tregu.”

Referuar të dhënave të raportit në tregun e kapitaleve për herë të parë u licencuan dy banka për ofrimin e shërbimit të nënshkrimit të titujve. Ndërkaq për tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, zhvillimet ndërkombëtare sëbashku me rritjen e normave të interesit sollën ndikime në sjelljen e investitorëve përmes një riorentimi të investemeve të tyre brenda sistemit financiar.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat