Sfidat e energjisë në Ballkanin Perëndimor, Balluku në Shkup: Bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model!

Gjatë vizitës së saj në konferencën për energjinë, zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se sfidat që Ballkani Perëndimor ka për sa i përket energjisë, janë shumë të ngjashme me sfidat që Europa sot përballet, duke nisur nga siguria energjetike edhe duke vazhduar me efiçencën e energjisë, por padyshim edhe me bashkëpunimin rajonal që është më i rëndësishmi për ne.
Balluku u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nisur prej kohësh të bashkëpunojnë sikurse është edhe projekti i portit të Vlorës, ku parashikohet një gazifikim i lundrueshëm, i cili do të ketë edhe zhvillime të tjera, si distribucioni i gazit të lëngshëm në vende të tjera të rajonit, ashtu edhe prodhimi i energjisë elektrike përmes molekulave që do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi gjatë prononcimit për media tha se tema e energjetikës është një temë në të cilën duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë, sikurse edhe në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore edhe hekurudhore sepse e ardhmja, duhet të bazohet në bashkëpunimin e ndërsjellë të shteteve të rajonit.
“Bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model, që për të thënë të drejtën ne shpeshherë e promovojmë këtë dhe në vendet e tjera të rajonit, duke thënë që shikoni frytet e bashkëpunimit që ne kemi me Maqedoninë e Veriut dhe siç ti përmende Korridori i VIII, pavarësisht se nuk kemi marrë mbështetje nga Bashkimi Europian që të dyja palët prisnim, me fuqitë tona ne e kemi nisur, edhe ju e keni vënë gurin e parë të themelit, edhe ne po punojmë në lotin e parë për t’u takuar në pikën e re kufitare që dy skuadrat, dy ekipet e krijuara nga dy qeveritë, ajo shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, janë duke punuar ngushtësisht për të pasur sa më shpejt një plan të përbashkët se ku do të takohemi me Korridorin e VIII”, u shpreh Balluku.
Bytyqi u shpreh gjithashtu se rasti i Ballkanit të hapur me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe fuqisë punëtore është një rast unik që duhet ta ndjekin të gjithë, posaçërisht në kohën kur po shohim se kemi një migrim të shtuar të popullatës prej Ballkanit Perëndimor për në Europë. “Mendoj që ne duhet të bëjmë gjithçka që të tregojmë se mund të kemi zhvillim të mjaftueshëm ekonomik në vendet tona dhe jetë të mirë në vendin tonë”, tha ai.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Depozitat në rënie për të 3-tin muaj radhazi - “Digjen” 370 milionë euro që prej janarit. Bie edhe paraja e “gatshme”
Depozitat në paranë e gjerë regjistrohen në rënie për të tretin muaj me radhë, tregojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që i referohen muajit prill të këtij......

Më shumë leje, por më pak sipërfaqe ndërtimi - Durrësi regjistron numrin më të lartë, vetëm katër qarqe kontribuan në rritje e përgjithshme
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje......

Keqmenaxhimi i parave publike - Tenderët, “lumë” shkeljesh nga intitucionet qendore e vendore
Procedurat tenderuese mbetën një nga sektorët kryesorë ku shkeljet dhe abuzimet me paratë publike janë të mëdha, si nga institucionet qendore ashtu dhe nga ato......

Euro “zhyt” edhe kreditimin - Huaja e re bie në prill, për biznesin dhe për individët
Kreditimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit prill të këtij viti, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me huadhënien e......

Institucionet, 90 mld lekë dëm ekonomik buxhetit - KLSH: Parregullsitë në përdorimin e fondeve publike, shkelje të disiplinës buxhetore
Mbi 90 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efeketet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara nga institucionet publike, gjatë vitit 2022. Konstatimi......

Ligji i ri i sigurimeve, dëmet u paguan më shpejt - Raporti i AMF për vitin 2022, aktivet neto të pensionve private arritën 5.7 mld lekë
Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete, prezantoi raportin e veprimtarisë së institucionit që ai......

Drejtori i AMF te “Ekonomia”: Fondet e investimit iu kthyen rritjes, nuk pati probleme likuiditeti
Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së Ervin Mete prezantoi Raportin Vjetor të institucionit te Komisioni i Ekonomisë, ku edhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në......

Pse një parcelë e zbrazët rëre u shit për një rekord prej 34 milionë dollarë?!
Ka shumë gjëra që mund të blini për 34 milionë dollarë. Në pjesë të ndryshme të botës, kështjella të larta, mega pallate buzë plazhit ose prona madhështore që......