Depozitat në rënie për të 3-tin muaj radhazi - “Digjen” 370 milionë euro që prej janarit. Bie edhe paraja e “gatshme”

Depozitat në paranë e gjerë regjistrohen në rënie për të tretin muaj me radhë, tregojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që i referohen muajit prill të këtij viti. Sipas këtyre shifrave, totali i depozitave në paranë e gjerë për prillin fiksohet pranë 1.25 trilionë lekëve, nga 1.27 trilionë që ishte kjo shifër në marsin e këtij viti. Hera e fundit që depozitat binin për tre muaj me radhë ka qenë vitit 2019, gjatë periduhës mars-prill-maj, por në nivele ndjeshëm më të ulta se ky vit.
Që nga muaji Janar, periudha e fundit me depozitat në paranë e gjerë në rritje, janë “djegur” plot 40.7 miliardë lekë, ose rreth 370 milionë euro depozita. Gjatë prillit depozitat kanë rënë me 1.1%, në mars me 0.9% dhe në shkurt me 1.2%.
Sa i takon depozitave në lekë, shifrat tregojnë se kanë zbritur pranë 543 miliardë lekëve gjatë prillit, nga 549 miliardë lekë që ishin gjatë muajit mars, ndërkohë që ato në valutë kanë zbritur pranë 711 miliardë lekëve, nga 719 miliardë lekë që ishin gjatë muajit pararendës. Për këto të fundit efekt mund të ketë dhënë edhe kursi i këmbimit, duke qenë se depozitat në valutë shprehen në lekë për arsye statistikore.
Nga ana tjetër, shifrat e agregatëve monetarë flasin për rënie në tërësi të parasë në qarkullim. Agregati M1, që mat paranë jashtë bankave dhe llogaritë rrjedhëse e ato pa afat, pra paranë me likuiditet të lartë, ose paranë e “gatshme” ka rënë pranë 591 miliardë lekëve, nga 613 miliardë lekë që ishte ky tregues në muajin mars. Në rënie janë edhe agregatët M1, M2, dhe M3 që tregojnë ofertën e parasë në qarkullim. Por, nga krahu tjetër, pas tre muajsh në rënie është rritur treguesi i parasë jashtë sistemit, pra parasë që qëndron jashtë bankave. Këto të fundit fiksohen në 385 miliardë lekë, nga 382 miliardë që ishin në muajin mars.
Roel Korkuti/SCAN

Më shumë leje, por më pak sipërfaqe ndërtimi - Durrësi regjistron numrin më të lartë, vetëm katër qarqe kontribuan në rritje e përgjithshme
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje......

Keqmenaxhimi i parave publike - Tenderët, “lumë” shkeljesh nga intitucionet qendore e vendore
Procedurat tenderuese mbetën një nga sektorët kryesorë ku shkeljet dhe abuzimet me paratë publike janë të mëdha, si nga institucionet qendore ashtu dhe nga ato......

Euro “zhyt” edhe kreditimin - Huaja e re bie në prill, për biznesin dhe për individët
Kreditimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit prill të këtij viti, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me huadhënien e......

Institucionet, 90 mld lekë dëm ekonomik buxhetit - KLSH: Parregullsitë në përdorimin e fondeve publike, shkelje të disiplinës buxhetore
Mbi 90 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efeketet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara nga institucionet publike, gjatë vitit 2022. Konstatimi......

Ligji i ri i sigurimeve, dëmet u paguan më shpejt - Raporti i AMF për vitin 2022, aktivet neto të pensionve private arritën 5.7 mld lekë
Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete, prezantoi raportin e veprimtarisë së institucionit që ai......

Drejtori i AMF te “Ekonomia”: Fondet e investimit iu kthyen rritjes, nuk pati probleme likuiditeti
Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së Ervin Mete prezantoi Raportin Vjetor të institucionit te Komisioni i Ekonomisë, ku edhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në......

Pse një parcelë e zbrazët rëre u shit për një rekord prej 34 milionë dollarë?!
Ka shumë gjëra që mund të blini për 34 milionë dollarë. Në pjesë të ndryshme të botës, kështjella të larta, mega pallate buzë plazhit ose prona madhështore që......

Këto qytete pak të njohura janë disa nga pikat më të bukura të Mesdheut!
Bregdeti i Egjeut të Turqisë është personifikimi i verës. Të banuara nga një komunitet kryesisht grek nën Perandorinë Osmane përpara krijimit të republikës......