Dollari vijon tendencën në rritje - Sot pritet të votohet rritja e tavanit të borxhit në Dhomën e Përfaqësuesve

Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 8 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare. Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të votimit të projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Euro ka humbur rreth 0.5% të vlerës po ka zbritur sërish poshtë 1.07 dollarëve. Edhe paundi britanik po qëndron në rënie, duke zbritur poshtë nivelit të 1.24 përballë dollarit amerikan.
Në mbrëmjen e sotme, projektligji për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA do të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa përpara të hënës duhet të ketë kaluar edhe në Senat, në mënyrë që të kthehet në ligj.
Projektligji prej 99 faqesh do të pezullojë kufirin e borxhit deri më 1 janar të vitit 2025, duke i lejuar ligjvënësit të lënë mënjanë çështjen me rrezik politik deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024. Ai gjithashtu do të kufizojë disa shpenzime qeveritare gjatë dy viteve të ardhshme.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se qeveria do të falimentonte nëse Kongresi nuk rrit tavanin e borxhit deri më 5 qershor. Në tregun e kriptomoedhave, bitcoin ka rënë drejt nivelit të 27 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.
SCAN
Sondazh

Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e konsiderueshme të një dite më parë. Në fokus të tregjeve është votimi i......

Bursat europiane, sërish në rënie - Investitorët presin votimin e tavanit të borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve në lidhje me votimin për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA,......

Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani
Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhje. Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe......

Sfidat e energjisë në Ballkanin Perëndimor, Balluku në Shkup: Bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model!
Gjatë vizitës së saj në konferencën për energjinë, zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i......

Depozitat në rënie për të 3-tin muaj radhazi - “Digjen” 370 milionë euro që prej janarit. Bie edhe paraja e “gatshme”
Depozitat në paranë e gjerë regjistrohen në rënie për të tretin muaj me radhë, tregojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që i referohen muajit prill të këtij......

Më shumë leje, por më pak sipërfaqe ndërtimi - Durrësi regjistron numrin më të lartë, vetëm katër qarqe kontribuan në rritje e përgjithshme
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje......

Keqmenaxhimi i parave publike - Tenderët, “lumë” shkeljesh nga intitucionet qendore e vendore
Procedurat tenderuese mbetën një nga sektorët kryesorë ku shkeljet dhe abuzimet me paratë publike janë të mëdha, si nga institucionet qendore ashtu dhe nga ato......

Euro “zhyt” edhe kreditimin - Huaja e re bie në prill, për biznesin dhe për individët
Kreditimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit prill të këtij viti, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me huadhënien e......