Kina, lider në eksportin e automjeteve - Pas Gjermanisë. Vendi lë pas dhe Japoninë

Vitin e kaluar e kaloi Gjermaninë. Këtë vit, në tremujorin e parë, Kina la prapa dhe Japoninë për t'u bërë vendi numër një eksportues i automjeteve në botë. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës, midis janarit dhe marsit 2023, vendi eksportoi 1.07 milionë automjete, 58% më shumë se në tremujorin e parë 2022 – kur i gjithë planeti ishte “rikthyer në aktivitet” pas pandemisë. Në të njëjtën periudhë, Japonia eksportoi 954.185 automjete, vetëm 6% më shumë se vitin e kaluar.
Rritja e prodhimit dhe eksporteve të automjeteve në Kinë është, mund të thuhet, një déjà vu e asaj që ndodhi gjysmë shekulli më parë në Japoni. Në vitet 1960 industria japoneze e automjeteve, pavarësisht bumit industrial të vendit që kishte filluar pothuajse menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ishte ende mirë për Lindjen - dhe për Lindjen e Largët sigurisht. Pastaj prodhuesit japonezë kopjuan intensivisht dhe me këmbëngulje europianët si në pjesën teknologjike ashtu edhe në atë të dizajnit të prodhimit dhe me një avantazh konkurrues, çmimet e ulëta në atë kohë, filluan të eksportojnë automjete edhe në SHBA e Europë.
Aktualisht në Kinë, prodhuesve perëndimorë iu imponohet që të transferojnë prodhimin e tyre në tokën kineze për të bashkëpunuar me prodhuesit vendas. Një proces që është kryer sistematikisht dhe me ligj. Perëndimorët dërguan inxhinierë atje për të mbikëqyrur ndërtimin e automjeteve që ishin krijuar nga duart kineze, por që mbanin markat dhe logot perëndimore.
Në të njëjtën kohë, firmat kineze po kopjonin në mënyrë të hapur modelet perëndimore. Në rrugët kineze, mund të mendoni se shihni Mini, Smart, BMW X5 dhe modele të tjera evropiane me një dizajn të veçantë, por nëse shikoni më nga afër, do të zbuloni se ato kanë disa ndryshime të vogla në dizajn. Dhe sigurisht që logo të korporatave kineze.
Kinezët, të cilët kanë parë rritje të eksporteve të tyre falë kalimit global drejt elektrifikimit, nuk kanë më nevojë për një "kopjim" të tillë besnik. Në në tremujorin e parë të vitit eksportet kineze të automjeteve elektrike u rritën me 90% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Dollari vijon tendencën në rritje - Sot pritet të votohet rritja e tavanit të borxhit në Dhomën e Përfaqësuesve
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 8 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e konsiderueshme të një dite më parë. Në fokus të tregjeve është votimi i......

Bursat europiane, sërish në rënie - Investitorët presin votimin e tavanit të borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve në lidhje me votimin për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA,......

Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani
Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhje. Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe......

Sfidat e energjisë në Ballkanin Perëndimor, Balluku në Shkup: Bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model!
Gjatë vizitës së saj në konferencën për energjinë, zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i......

Depozitat në rënie për të 3-tin muaj radhazi - “Digjen” 370 milionë euro që prej janarit. Bie edhe paraja e “gatshme”
Depozitat në paranë e gjerë regjistrohen në rënie për të tretin muaj me radhë, tregojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që i referohen muajit prill të këtij......

Më shumë leje, por më pak sipërfaqe ndërtimi - Durrësi regjistron numrin më të lartë, vetëm katër qarqe kontribuan në rritje e përgjithshme
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje......

Keqmenaxhimi i parave publike - Tenderët, “lumë” shkeljesh nga intitucionet qendore e vendore
Procedurat tenderuese mbetën një nga sektorët kryesorë ku shkeljet dhe abuzimet me paratë publike janë të mëdha, si nga institucionet qendore ashtu dhe nga ato......