Bota Postuar më 31 Maj 2023, 10:12

Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” - Paralajmërimi nga kompanitë e mëdha teknologjike

Nga SCAN TV
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” -

Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” e njerëzimit. Është ky alarmi i dhënë nga ekspertët e sektorit mes të cilëve dhe Sam Altman, administrator i përgjithshëm i prodhuesit të ChatGPT OpenAI, Demis Hassabis, administrator i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic. Zbutja e rreziqeve për shfarosje nga ana e inteligjencës artificiale duhet të jetë një prioritet global sipas tyre. Kjo së bashku me rreziqet e tjera në shkallë sociale si pandemitë dhe lufta bërthamore. Letra është botuar e plotë më faqen e internetit të qendrës për sigurinë e inteligjencës artificiale.

Edhe emra të tjerë të rëndësishëm të sektorit si doktor Geoffrey Hinton, Yoshua Bengio, profesor informatike në universitetin e Montreal dhe Yann LeCunn profesor i NYU, të konsideruar si pionerë në fushën e tyre vendosën të firmosin deklaratën. Ndërsa ekspertë të tjerë mendojnë se ku skenar duhet të konsiderohet jo realist. Arvind Narayanan, informaticien i universitetit të Princeton, deklaroi për BBC se rreziqet për t’u marrë në konsideratë jan ëtë tjerë dhe as nuk krahasohen me ata të përshkruar në dokument. Sipas, tyre inteligjenca artificiale aktuale nuk është aspak e aftë që të materializojë këto rerziqe. Madje një gjë e tillë zhvendos vëmendjen nga dëmet e mundshme afatshkurtra të inteligjencës artificiale.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i këtij lloji. Në muajin mars një grup ekspertësh të sektorit, mes të cilëve dhe Elon Musk, një nga themeluesit e OpenAI, kishte shkruar një letër me anë të së cilës kërkonte pezullimin e zhvillimit të gjeneratës së re të sistemeve më të fuqishëm të Gpt-4. Në letër ai theksonte se sistemet e fuqishme të IA duhet të zhvillohen vetëm kur të ketë besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e menaxhueshme. Ai e përshkroi situatën aktuale si një garë jashtë kontrollit për zhvillimin dhe përdorimin e mendjeve të fuqishme dixhitale që askush, as krijuesit e tyre, nuk mund të kuptojnë, parashikojnë dhe kontrollojnë.

Dorina Kurtaj /SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat